Borxhi i Britanisë do të 3-fishohet në 50 vite - Faktorët ndikues janë plakja e popullsisë, kriza klimatike, pasiguria

Kristi Ceta/SCAN
Sipas raportit të fundit nga Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit (OBR), borxhi kombëtar i Britanisë së Madhe është parashikuar të trefishohet, duke shkuar në më shumë se 270% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) brenda 50 viteve të ardhshme. Kjo rritje dramatike e borxhit është e lidhur ngushtë me disa sfida të rëndësishme, duke përfshirë plakjen e popullsisë, krizën klimatike dhe rritjen e pasigurisë.
Në raport thuhet se borxhi kombëtar ka trefishuar vlerën që nga fillimi i shekullit dhe është i prirur të trefishohet përsëri deri në vitin 2070. Ky fenomen është një shqetësim për të gjitha ekonomitë e zhvilluara, të cilat përballen me sfida të mëdha për të menaxhuar kërkesat në buxhetin publik në një kohë me kriza të shpeshta globale.
Sipas analizave,"është e vështirë të shpëtojmë nga përfundimi se bota po bëhet një vend më i rrezikshëm". Presionet e brendshme si plakja e popullsisë, rritja e ngadaltë ekonomike, ndryshimet klimatike dhe tensionet gjeopolitike po shtojnë ndjeshëm kostot për qeveritë. Në këtë kontekst, shumë qeveri kanë pasur vështirësi për të rindërtuar qëndrueshmërinë fiskale gjatë ndërprerjeve të shkurtra midis krizave globale.
Rritja e tatimeve personale nga qeveritë do të ndihmojë në kufizimin e borxhit të sektorit publik në 50 vitet e ardhshme, duke ulur raportin e borxhit ndaj PBB-së nga projektimi i vitit të mëparshëm prej 310%. Rritjet modeste në pritshmëritë e jetës priten të reduktojnë kostot e kujdesit për të moshuarit, ndërsa një rënie e mprehtë në normën e fertilitetit do të ndihmojë në uljen e kostove për shërbimet ndaj fëmijëve.
Megjithatë, nëse skenarët më të këqij realizohen, përfshirë mundësinë e pandemive të tjera dhe moszgjidhjen e krizës klimatike, borxhi mund të arrijë deri në 385% të PBB-së.
Disa politika që mund të përmirësojnë pozitat e borxhit të qeverisë, përfshijnë investime në shërbimet e shëndetit mendor. Këto investime do të ndihmojnë njerëzit të jetojnë më mirë dhe të kthehen në fuqinë punëtore, duke kontribuuar më shumë në taksa dhe duke përdorur më pak shërbimet shëndetësore.
Për sa i përket krizës klimatike, një rritje e temperaturave globale me më pak se 2°C në krahasim me nivelet para-industriale mund të ketë një ndikim ekonomik të ngjashëm me Brexit, duke reduktuar prodhimin afatgjatë me 3%. Brexit është konsideruar të ketë ulur prodhimin me 4%, dhe një rritje prej 3% në temperaturat globale mund të reduktojë prodhimin e Britanisë me 5%.
Sondazh

Zvicra, vendi më i mirë për pension të rehatshëm - Sistemi shëndetësor dhe taksat e ulëta, ndër avantazhet kryesore
Kristi Ceta/SCAN Një raport i fundit i “US News and World” renditi vendet më të mira për një pension të rehatshëm bazuar në një anketë ndërkombëtare......

Kontrolli dhe montimi i pajisjeve me gaze serrë - Detyrimet e reja, personat që punojnë në këto veprimtari duhet të certifikohen
Ola Mitre / SCAN Kontrolli, instalimi, riparimi apo çmontimi i pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, sikurse janë frigoriferët, kondicionerët......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme!
Edel Strazimiri / SCAN Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme, ka paralajmëruar një studim i ri. Shkencëtarët nga Qendra......

Çfarë do të parashikojë reforma në turizëm? - Rama: Nuk do të ketë më leje për plazhe private, baret dhe restorantet
Diamila Leka/ Scan Për vitin e ardhshëm, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformë në sektorin e turizmit. Sipas tij, vitin tjetër do të ketë......

Cili vend europian ka ekuilibrin më të mirë ‘punë-gjumë’?!
Edel Strazimiri / SCAN Me disa vende evropiane që provojnë javët e punës katër-ditore në muajt e fundit, përfitimet e këtij modeli të ri pune kanë qenë......

Pse bujqësia është sektor tërheqës për investime? - 560 mijë hektarë tokë arë, përjashtime nga TVSH dhe tatimi mbi fitimin
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare nxit investitorët vendas dhe të huaj që të shfrytëzojnë potencialet që ofron sektori i bujqësisë për të......

Dibranët u siguruan më pak për jo-jetën - Sigurimet e jetës përbëjnë vetëm 8% të totalit të primeve në rang vendi
Ledina Elezi/SCAN Në të gjitha qarqet e Shqipërisë, tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga jo-jeta. Nga totali prej 22.8 miliardë lekësh i primeve......

Sony prezanton PlayStation 5 Pro - Versioni i ri kushton 700 USD dhe vjen me 2 TB memorie
Kristi Ceta/SCAN Sony ka prezantuar zyrtarisht PlayStation 5 Pro, që ishte i shumëpritur nga adhuruesit e videolojërave. Konsola e re u prezantua me......