Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2024, 11:10

Humbëm 7.3 mln euro nga duhani kontrabandë - Në vitin 2023 u konsumuan 100 milionë cigare, ose gati 2.9% e totalit

Nga SCAN TV
Humbëm 7.3 mln euro nga duhani kontrabandë - Në vitin 2023 u

Xhorxhina Deda/SCAN

 

Konsumi i duhanit të paligjshëm është rritur për të pestin vit radhazi në Europë, duke arritur në 35.2 miliardë cigare kontrabandë të konsumuara në vendet e Bashkimit Europian dhe 52.2 miliardë cigare në 38 vende eruopiane, sipas një raporti të hartuar nga Philip Morris International (PMI). Ky numër përfaqëson 8.3 për qind të konsumit total të cigareve në vitin 2023, 0.1 për qind më i lartë se një vit më parë. Pra, gati 1 në 10 cigare në kontinent janë të paligjshme.

Studimi vjetor i pavarur mbi konsumin e paligjshëm të cigareve në Europë ka zbuluar nivele alarmante të cigareve kontrabandë dhe të falsifikuara në 38 vende evropiane, ku mes këtyre vendeve edhe Shqipëria.

Sipas studimit, qeveritë e BE-së humbën rreth 11.6 miliardë euro të ardhura nga taksat në përgjithësi.  Por, nuk bëhet fjalë vetëm për ndikim në ekonomi, pasi cigaret e falsifikuara nuk kontrollohen dhe janë të rrezikshme për shëndetin publik dhe të ardhurat shkojnë për aktivitete të paligjshme.

Franca vijon të kryesojë renditjen si vendi me konsumin më të madh të paligjshëm në të gjithë Europën, me 16.8 miliardë cigare të paligjshme dhe 7.3 miliardë euro të ardhura tatimore të humbura.

Por cfarë thotë raporti për vendin tonë?

Sipas të dhënave të raportit, në vitin 2023, në vendin tonë janë konsumuar 100 milionë cigare kontrabandë, ose e thënë ndryshe rreth 2.9% të konsumit të përgjithshëm. Ndërkohë, sa i përket të ardhurave tatimore që vlerësohen të humbura nga produktet e duhanit që vijnë në vend si kontrabandë, për vitin 2023, llogariten në 7 milionë euro.

Nëse analizojmë të dhënat në nivel rajoni shohim se humbjet më të mëdha i regjistron Bosnje Hercegovina me 67 milionë euro, pasuar nga Mali i Zi me 9 milionë euro.

Situata brenda shteteve të BE-së tregon diferenca të ndryshme. Në ndryshim nga Franca, vende si Italia, Polonia dhe Rumania performuan mirë në luftën kundër duhanit kontrabandë, me ritme në rënie që nga viti 2019-të.

 

Shqipëria 16 Shtator

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

  Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht teksa ka humbur pikë nga java që lamë pas duke u blerë sot me 89.2 lekë dhe duke u shitur me 90.1......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat