Fabrikë e “gjelbër” në Kroaci - Projekti i parë i këtij lloji në vend me zero emetime karboni

Kristi Ceta/SCAN
Kompania Holcim Hrvatska ka vendosur të transformojë fabrikën e saj të çimentos në Koromaçno, Kroaci, në objektin e parë të këtij lloji në vend me “zero” emetime karboni, duke u bërë një nga fabrikat pioniere në Evropë.
Kjo nismë është pjesë e projektit KOdeCO Net Zero, i cili synon të dekarbonizojë prodhimin e çimentos duke zbatuar një sistem të kapjes së karbonit.
Investimi total për projektin KOdeCO vlerësohet në 237 milionë euro, me mbështetje të konsiderueshme financiare nga BE. Ky financim është pjesë e një strategjie më të gjerë për të mbështetur teknologjitë inovative me karbon të ulët në të gjithë Evropën.
Projekti do të përfshijë ndërtimin e një sistemi të kapjes, përdorimit dhe ruajtjes së karbonit, i cili është projektuar për të ruajtur afërsisht 400,000 tonë dioksid karboni në vit. Kjo përputhet me angazhimin global të Holcim, duke synuar të kapë mbi 5 milion ton dioksid karboni çdo vit.
Transformimi i uzinës në Koromaçno pritet të reduktojë ndjeshëm gjurmët e karbonit të lidhura me prodhimin e çimentos. Projekti do të rrisë përdorimin e aditivëve minerale, duke reduktuar kështu mbështetjen te klinkeri, i cili është një kontribues i madh në emetimet e dioksidit të karbonit në prodhimin e çimentos.
Kjo nismë nënvizon udhëheqjen e Holcim në avancimin e praktikave të qëndrueshme brenda industrisë së materialeve të ndërtimit dhe kontribuon në synimet më të gjera të Bashkimit Evropian për arritjen e emetimeve neto zero deri në vitin 2050.
Sondazh

Greqia, vendi i dytë më i varfër në BE - Sipas Eurostat, në vend të parë renditet Bullgaria
Kristi Ceta/SCAN Greqia është vendi i dytë më i varfër në Bashkimin Evropian, pas Bullgarisë, bazuar në PBB (Prodhimin e Brendshëm Bruto) për frymë në......

Italia teston mësimdhënien e asistuar nga “IA” - Qeveria synon përdorimin e teknologjisë së re në shkollat e vendit
Kristi Ceta/SCAN Italia po prezanton inteligjencën artificiale në shkollat e saj ndërsa qeveria e kryeministrit Giorgia Meloni po eksploron mënyra të......

Borxhi i Britanisë do të 3-fishohet në 50 vite - Faktorët ndikues janë plakja e popullsisë, kriza klimatike, pasiguria
Kristi Ceta/SCAN Sipas raportit të fundit nga Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit (OBR), borxhi kombëtar i Britanisë së Madhe është parashikuar të......

Zvicra, vendi më i mirë për pension të rehatshëm - Sistemi shëndetësor dhe taksat e ulëta, ndër avantazhet kryesore
Kristi Ceta/SCAN Një raport i fundit i “US News and World” renditi vendet më të mira për një pension të rehatshëm bazuar në një anketë ndërkombëtare......

Kontrolli dhe montimi i pajisjeve me gaze serrë - Detyrimet e reja, personat që punojnë në këto veprimtari duhet të certifikohen
Ola Mitre / SCAN Kontrolli, instalimi, riparimi apo çmontimi i pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, sikurse janë frigoriferët, kondicionerët......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme!
Edel Strazimiri / SCAN Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme, ka paralajmëruar një studim i ri. Shkencëtarët nga Qendra......

Çfarë do të parashikojë reforma në turizëm? - Rama: Nuk do të ketë më leje për plazhe private, baret dhe restorantet
Diamila Leka/ Scan Për vitin e ardhshëm, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformë në sektorin e turizmit. Sipas tij, vitin tjetër do të ketë......

Cili vend europian ka ekuilibrin më të mirë ‘punë-gjumë’?!
Edel Strazimiri / SCAN Me disa vende evropiane që provojnë javët e punës katër-ditore në muajt e fundit, përfitimet e këtij modeli të ri pune kanë qenë......