Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2024, 12:46

Sektori bankar, me rritje edhe në gusht - Aktivet kalojnë vlerën e 7.5 miliardë lekëve

Nga SCAN TV
Sektori bankar, me rritje edhe në gusht - Aktivet kalojnë vlerën

Armela Duka/SCAN

 

Aktivet e sektorit bankar kanë shënuar rritje në muajin gusht të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të sektorit në fund të këtij muaji arriti në 7.51 miliardë lekë krahasuar me 7.3 miliardë  lekë  që ishte në muajin paraardhës.

Stimulimi i rritjes së sektorit bankar gjatë gushtit mund të shpjegohet me ritmet e forta të rritjes së depozitave, që përbëjnë burimin kryesor të krijimit të aktiveve pasi ato formojnë bazën mbi të cilën bankat mund të krijojnë kredi dhe të gjenerojnë të ardhura përmes interesave.

Kur klientët depozitojnë paratë e tyre në banka, këto fonde bëhen të  disponueshme për t'u huazuar ndaj individëve të tjerë dhe bizneseve.Megjithatë, sektori paraqet një trend vjetor negativ, me një ngushtim  të totalit të aktiveve prej 3.9% krahasuar me gushtin e  vitit të kaluar. Nga ana tjetër, veprimet me thesarin dhe  ato ndërbankare janë një tjetër sektor i rëndësishëm.

“ Scan Intel” ka analizuar zërat që përfshihen në aktivet e bankës për të kuptuar  situatën financiare gjatë muajit gusht të këtij viti. 97.1% të totalit e zënë mjetet financiare. Zëri kryesor i tyre janë depozitat që  janë burimi primar i likuiditetit për kreditë.  Konkretisht, depozitat e transferueshme arritën në 85.7 milionë lekë ndërsa depozitat e tjera kishin vlerën e 13 milionë lekëve.

Në anën e pasiveve  shohim  se zëri me peshën më të lartë ndaj totalit është paraja në qarkullim që arriti  në 4.2 miliardë lekë, dhe më pas ndjekin depozitat e papërfshira në paranë e gjerë  me një vlerë prej 32 milionë lekësh. Nga ana tjetër, veprimet me thesarin dhe  ato ndërbankare janë një tjetër zë i rëndësishëm dhe me një peshë të konsiderueshme në bilancin sektorial të bankave

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 16 Shtator

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

  Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht teksa ka humbur pikë nga java që lamë pas duke u blerë sot me 89.2 lekë dhe duke u shitur me 90.1......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat