Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, në rehabilitim - Brenda 20 nëntorit, BERZH miraton kredinë 30 mln euro. Kosto totale, 120.5 mln euro

Ola Mitre / SCAN
Kredia për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë parashikohet të miratohet në datën 20 nëntor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, teksa pak ditë më parë kjo bankë bëri me dije se ka kaluar në fazën e “hulumtimit”.
Huaja ka një vlerë prej 30 mln euro, teksa financimi do të përdoret për rehabilitimin dhe elektrifikimin e kësaj linje hekurudhore, që ka një gjatësi prej rreth 34 km ndërmjet Durrësit dhe Rrogozhinës. Kosto totale përllogaritet në 120.5 mln euro, ndërkohë që projekti do të bashkëfinancohet nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Bashkimi Evropian, që ka akorduar një grant prej 62 milionë euro përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor ("WBIF").
Linja hekurudhore e projektit të rehabilitimit ndjek atë ekzistuese dhe pas përfundimit të punimeve parashikohet që trenat të kenë një shpejtësi 120 kilometra/orë. Segmenti hekurudhor Durrës - Rrogozhinë është pjesë e linjës hekurudhore Durrës – Pogradec, që parashikohet të lidhet me Maqedoninë e Veriut, në fshatin Lin. Ai është pjesë e korridorit VIII hekurudhor, që lidh Portin e Durrësit në Shqipëri me Maqedoninë e Veriut dhe portet e Detit të Zi të Bullgarisë. Tashmë, ky korridor është përfshirë në rrjetin kryesor të transporit transeuropian, i njohur si TEN T, duke i dhënë prioritet financimit të tij.
Sondazh

“Ulni korrupsionin që të tërhiqni investime!” - Hyland: Plani i Rritjes Ekonomike i shërben përafrimit me tregun e përbashkët evropian
Ledina Elezi/SCAN Që të tërheqë investime të reja, Shqipëria duhet të punojë për uljen e mëtejshme të shkallës së korrupsionit. Kjo ishte një nga pikat......

“Të punohet për rritjen e kapitalit njerëzor!” - Salinas, në Balkanomics: Bizneset të adresojnë sfidat e ndryshimeve klimatike
Ledina Elezi/SCAN Dita e tretë e Konferencës Balkanomics kishte në fokus rritjen ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes investimeve......

Bizneset shqiptare, rritet pesimizmi për ekonominë - Barometri Ballkanik i RCC: Rreth 19% e sipërmarrësve presin të përkeqësohet situata
Xhorxhina Deda/SCAN Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka bërë publik Barometrin Ballkanik për vitin 2024, i cili ndahet në anketën e Opinionit Publik......

Shitjet në hotele dhe restorante prekin “kulmin” - Sezoni i mbarë turistik, më shumë qarkullim edhe për agjencitë e udhëtimit
Elisabeta Dosku/ SCAN Ky vit duket se ka pasur një sezon edhe më të mbarë turistik se viti i kaluar që në nisje të tij. Referuar të dhënave të zyrtare......

9 të vdekur dhe disa të zhdukur prej përmbytjeve 'një herë në shekull' që goditën Europën Qendrore dhe Lindore!
Edel Strazimiri / SCAN Nëntë persona kanë vdekur në përmbytjet e rënda që kanë goditur disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore, pasi reshjet e......

Rënia demografike: Greqia përballet me kolaps alarmant të popullsisë!
Edel Strazimiri / SCAN Gjashtë vjet pasi Greqia doli nga programet e saj të shpëtimit financiar, duke shënuar fundin zyrtar të një krize të dhimbshme......

'Frenim' i shitjeve?! Tregu i pasurive të paluajtshme pret amnistinë...
Lidion Kulla/Scan Tregu i Pasurive të Paluajtshme është në pritje të amnistisë. Vonesat në diskutimin dhe më pas miratimin e nismës për rivlerësimin e......

Sektori bankar, me rritje edhe në gusht - Aktivet kalojnë vlerën e 7.5 miliardë lekëve
Armela Duka/SCAN Aktivet e sektorit bankar kanë shënuar rritje në muajin gusht të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i......