Meta do të trajnojë “IA” me postimet e mediave sociale - Autoritetet britanike miratojnë përdorimin e të dhënave publike

Kristi Ceta/SCAN
Meta ka marrë leje nga autoritetet për të filluar trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale me postimet publike në Facebook dhe Instagram në Mbretërinë e Bashkuar.
Dihet që modelet moderne të Inteligjencës Artificiale në thelb janë trajnuar tërësisht mbi të dhënat publike nga interneti. Pasi këto modele filluan të fitojnë popullaritet, interneti është bërë shumë më i rreptë në lidhje me informacionet që është i gatshëm të ndajë.
Shumë faqe të mëdha interneti tani bllokojnë inteligjencën artificiale nga aksesi i të dhënave të tyre nëse nuk paguhen për të. Ndaj, përdorimi i të dhënave publike nga platformat e rrjeteve sociale të Meta-s duket si një zgjedhje e lehtë për t’u bërë.
Autoritetet e Bashkimit Evropian nuk kanë qenë shumë të bindura për të lejuar gjigantin teknologjik të fillojë trajnimet. Ndërsa pas dialogut me Zyrën e Komisionerit të Informacionit në Mbretërisë së Bashkuar, Meta ka marrë leje zyrtare për stërvitjen e modeleve.
Por gjithçka qëndron në një bazë morale të paqëndrueshme. Shumë përdorues të internetit janë të shqetësuar për përdorimin e të dhënave të tyre në shërbim të inteligjencës artificiale.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar pothuajse çdo kompani të madhe sot që të investojë shumë në teknologjinë e re. Meta AI, për shembull, tani është e pranishme në WhatsApp. Gjithashtu vlen të përmendet Gemini i Google, Galaxy AI i Samsung dhe Apple Intelligence.
Sondazh

Vendet me rritjen më të lartë të punësimit në BE - Estonia, Lituania dhe Republika Çeke në krye të renditjes
Kristi Ceta/SCAN Në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e punësimit të personave të moshës 20 deri në 64 vjeç në Bashkimin Evropian ishte 75,8 për......

Eksportet e naftës ruse bien në gusht - Rusia regjistron shifrat më të ulëta që nga marsi i 2021
Kristi Ceta/SCAN Eksporti rus i naftës dhe karburantit ra me 290,000 fuçi në ditë në gusht 2024, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më......

Popullsia ultra e pasur e Kinës në rritje 'dramatike' në 10 vitet e fundit. Tejlakon SHBA-në dhe Europën!
Edel Strazimiri / SCAN Klubi super i pasur në botë u zgjerua ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit, me Kinën kryesuese, sipas raportit të fundit nga New......

Ari në nivele rekord përpara vendimeve kryesore për normat nga bankat qendrore!
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e arit qëndruan pranë niveleve më të larta të të gjitha kohërave përpara vendimeve kryesore të bankës qendrore për normat......

‘Largimi i trurit’ po bëhet një nga problemet më shqetësuese në Ballkanin Perëndimor!
Edel Strazimiri / SCAN Largimi i trurit të të rinjve po bëhet një nga problemet më shqetësuese për vendet e Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë sot me 88.8 lekë dhe është shitur me 90 lekë sipas kursit të këmbimit lokal pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga dita e......

Ku në Europë ka kufizime për pirjen e duhanit në ambientet e jashtme?
Edel Strazimiri / SCAN Rregullat e pirjes së duhanit së shpejti mund të bëhen më të rrepta në Europë, me Mbretërinë e Bashkuar që raportohet se......

70 programe financimi për bizneset - Gonxhja: Informacion i unifikuar, synim mbështetja e eksportuesve
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria “ka në dorë” 70 programe financimi, disa prej tyre të përbashkëta me donatorë, të cilat do të jenë në ndihmë të bizneseve......