Shqipëria forcon sigurinë kibernetike - Ndër vendet që po përparon me shpejtësi në këtë fushë. Kuadri ligjor, më i përmirësuari

Ledina Elezi/SCAN
Shqipëria është ngjitur me 22 pikë në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike, duke u klasifikuar ndër vendet që po përparojnë me shpejtësi në fushën e sigurisë kibernetike. Vendi ynë ka lëvizur nga kategoria Tier 3 në atë të Tier 2, që tregon se janë shtuar përpjekjet për forcimin e mbrojtjes digjitale dhe adresimit në mënyrë efektive të kërcënimeve në rritje të sigurisë kibernetike.
Shqipëria ka marrë pikë maksimale prej 20/20 në masat ligjore, duke treguar një kuadër të fuqishëm ligjor që mbështet sigurinë digjitale. Gjithashtu, janë bërë përmirësime të rëndësishme në masat teknike (18.38) dhe masat organizative (19.47), duke forcuar infrastrukturën digjitale dhe koordinimin institucional për menaxhimin e sigurisë kibernetike.
Megjithatë, Indeksi Global i Sigurisë Kibernetike sugjeron që vendi ynë të punojë më tepër për zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e bashkëpunimit. Konkretisht, Shqipëria duhet të realizojë më tepër fushata ndërgjegjësimi, trajnime apo t'i përfshijë më shumë çështjet e sigurisë kibernetike në kurrikulat shkollore. Gjithashtu, ne duhet të rrisim bashkëpunimin ndërmjet agjencive dhe të nënshkruajmë më tepër marrëveshje ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike.
Ky indeks i rendit Serbinë dhe Shqipërinë si ndër vendet më të përparuara në rajon për sa i përket sigurisë kibernetike, duke lënë pas shtete si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, i cili është shteti që pozicionohet me më pak pikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Indeksi Global i Sigurisë Kibernetike mat angazhimin e vendeve ndaj sigurisë kibernetike në kontekstin e masave në pesë shtylla, atë ligjore, teknike, organizative, zhvillimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimin. Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit synon të ndihmojë vendet të identifikojnë fushat e përmirësimit dhe t'i nxisë ata të veprojnë në ndërtimin e kapaciteteve nën çdo shtyllë.

Biznesi shqiptar, i prirur për të kërkuar forcë punëtore nga rajoni - Kosova kryeson, shumica e bizneseve të Ballkanit Perëndimor shfaqen skeptikë
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri i Ballkanit 2024, tendenca e bizneseve në Shqipëri për të kërkuar forcë punëtore nga......

“Pasojat negative të Brexit do të vazhdojnë” - Rënia e tregtisë Britani-BE është intensifikuar vitet e fundit
Kristi Ceta/SCAN Marrëveshja e Brexit ka shkaktuar një rënie të dukshme në tregtinë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, dhe ka të ngjarë të vazhdojë......

Kërkesa globale e bakrit do të rritet me 72% në 2050 - Zhvillimi i “IA” shton përdorimin e metalit në qendrat e të dhënave
Kristi Ceta/SCAN Zhvillimi i inteligjencës artificiale do të intensifikojë mungesën e pritshme të bakrit, që është vendimtar për tranzicionin e energjisë,......

Sa drithëra blemë nga jashtë kufijve gjatë këtij viti? - Rritet varësia ndaj importit, Korriku arrin rekord në sasi dhe vlerë
Elisabeta Dosku/ SCAN Përgjatë këtij viti, vendi ynë ka rritur ndjeshëm varësinë ndaj importit të drithërave që vijnë nga jashtë kufijve, për t’iu......

Korçë-Ersekë, modifikim projekti - ARRSH ndryshon edhe kontratën për lotin II, 432.2 mln lekë shtesë
Ola Mitre / SCAN Projekti për ndërtimin e rrugës Korçë – Ersekë është rishikuar, teksa kontrata është modifikuar duke shtuar kostot për realizimin e......

Çelen konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve!
U çelën sot konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve ku 10 studio prestigjioze do të paraqesin gjatë ditës së sotme......

Meta do të trajnojë “IA” me postimet e mediave sociale - Autoritetet britanike miratojnë përdorimin e të dhënave publike
Kristi Ceta/SCAN Meta ka marrë leje nga autoritetet për të filluar trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale me postimet publike në Facebook......

Vendet me rritjen më të lartë të punësimit në BE - Estonia, Lituania dhe Republika Çeke në krye të renditjes
Kristi Ceta/SCAN Në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e punësimit të personave të moshës 20 deri në 64 vjeç në Bashkimin Evropian ishte 75,8 për......