Biznesi shqiptar, i prirur për të kërkuar forcë punëtore nga rajoni - Kosova kryeson, shumica e bizneseve të Ballkanit Perëndimor shfaqen skeptikë

Armela Duka/SCAN
Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri i Ballkanit 2024, tendenca e bizneseve në Shqipëri për të kërkuar forcë punëtore nga ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor duket të jetë mjaft e moderuar. Bizneset shqiptare shfaqen më të hapura ndaj këtij opsioni krahasuar me shtetet fqinje, përveç Kosovës e cila renditet e para për interesin e treguar ndaj burimeve njerëzore nga rajoni.
Konkretisht, sondazhi tregon se 6% e bizneseve në Shqipëri janë "shumë të prirura" për të kërkuar forcë punëtore nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që 19% janë "disi të prirura". Megjithatë, një përqindje e lartë prej 39% e bizneseve është "pak e prirur", ndërsa 32% janë "shumë të pa prirura" për të ndjekur këtë rrugë.
Në një analizë të gjerë rajonale, rezulton se Kosova ka interesin më të lartë për të kërkuar forcë punëtore nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me 9% të bizneseve që janë shumë të prirur dhe 44% që janë disi të prirur. Ndërkohë, 5% e bizneseve nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shprehen shumë të optimistë dhe të prirur për të ndjekur këtë strategji.
Në anën tjetër, Serbia shfaqet më e pa interesuara, ku vetëm 3% e bizneseve janë shumë të prirur për të ndjekur këtë strategji, ndërsa 59% janë pesimstë mbi këtë alternativë.
Rezultatet e sondazhit për Shqipërinë dhe rajonin mund të ndikohen nga një sërë faktorësh për marrjen e vendimeve të bizneseve për të kërkuar forcë punëtore nga jashtë kufijve të tyre. Ato mund të përfshijnë barrierat ligjore, kostot operative apo edhe mungesën e kualifikimeve të nevojshme në tregun lokial.
Në përfundim konkludojmë se Shqipëria tregon një gatishmëri të moderuar për të integruar punonjës nga ekonomitë fqinje, ndërkohë që Kosova pozicionohet në vendin e parë në listë që mbështet këtë strategji për kapitalin njerëzor.
Sondazh

“Pasojat negative të Brexit do të vazhdojnë” - Rënia e tregtisë Britani-BE është intensifikuar vitet e fundit
Kristi Ceta/SCAN Marrëveshja e Brexit ka shkaktuar një rënie të dukshme në tregtinë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, dhe ka të ngjarë të vazhdojë......

Kërkesa globale e bakrit do të rritet me 72% në 2050 - Zhvillimi i “IA” shton përdorimin e metalit në qendrat e të dhënave
Kristi Ceta/SCAN Zhvillimi i inteligjencës artificiale do të intensifikojë mungesën e pritshme të bakrit, që është vendimtar për tranzicionin e energjisë,......

Sa drithëra blemë nga jashtë kufijve gjatë këtij viti? - Rritet varësia ndaj importit, Korriku arrin rekord në sasi dhe vlerë
Elisabeta Dosku/ SCAN Përgjatë këtij viti, vendi ynë ka rritur ndjeshëm varësinë ndaj importit të drithërave që vijnë nga jashtë kufijve, për t’iu......

Korçë-Ersekë, modifikim projekti - ARRSH ndryshon edhe kontratën për lotin II, 432.2 mln lekë shtesë
Ola Mitre / SCAN Projekti për ndërtimin e rrugës Korçë – Ersekë është rishikuar, teksa kontrata është modifikuar duke shtuar kostot për realizimin e......

Çelen konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve!
U çelën sot konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve ku 10 studio prestigjioze do të paraqesin gjatë ditës së sotme......

Meta do të trajnojë “IA” me postimet e mediave sociale - Autoritetet britanike miratojnë përdorimin e të dhënave publike
Kristi Ceta/SCAN Meta ka marrë leje nga autoritetet për të filluar trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale me postimet publike në Facebook......

Vendet me rritjen më të lartë të punësimit në BE - Estonia, Lituania dhe Republika Çeke në krye të renditjes
Kristi Ceta/SCAN Në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e punësimit të personave të moshës 20 deri në 64 vjeç në Bashkimin Evropian ishte 75,8 për......

Eksportet e naftës ruse bien në gusht - Rusia regjistron shifrat më të ulëta që nga marsi i 2021
Kristi Ceta/SCAN Eksporti rus i naftës dhe karburantit ra me 290,000 fuçi në ditë në gusht 2024, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më......