Kërkesa globale e bakrit do të rritet me 72% në 2050 - Zhvillimi i “IA” shton përdorimin e metalit në qendrat e të dhënave

Kristi Ceta/SCAN
Zhvillimi i inteligjencës artificiale do të intensifikojë mungesën e pritshme të bakrit, që është vendimtar për tranzicionin e energjisë, sipas paralajmërimeve nga BHP (Broken Hill Propriety), kompania më e madhe e minierave në botë.
Drejtoresha Financiare e BHP tha për Financial Times se zgjerimi i qendrave të të dhënave dhe inteligjencës artificiale, që kërkon më shumë energji intensive, mund të rrisë kërkesën globale të bakrit me 3.4 milion ton në vit deri në vitin 2050.
"Sot, qendrat e të dhënave mbulojnë më pak se 1% të kërkesës për bakër, por kjo pritet të jetë 6 deri në 7% deri në vitin 2050," tha Pant.
BHP parashikon që kërkesa globale për bakër do të rritet në 52.5 milionë tonë në vit deri në vitin 2050, nga 30.4 milionë tonë në vitin 2021, që përfaqëson një rritje prej 72%.
Teknologjia e re po riformulon sistemet e energjisë dhe kërkesën për mallra në mbarë botën. Bakri, një metal shumë përçues, përdoret në një sërë industrish dhe produktesh thelbësore për arritjen e objektivave në lidhje me emetimet zero, duke përfshirë kabllot e energjisë, automjetet elektrike dhe fermat diellore.
Qendrat e të dhënave, që strehojnë sistemet kompjuterike dhe komponentët e nevojshëm për përpunimin dhe ruajtjen e informacionit, pritet të intensifikojnë mungesën e bakrit ndërsa përshtaten për të akomoduar aplikimet e inteligjencës artificiale. Këto aplikime përdorin çipe me energji intensive dhe rrisin kërkesat e përgjithshme për elektricitet.
Bakri përdoret jo vetëm për të furnizuar me energji qendrat e të dhënave, por edhe për të lidhur procesorët brenda tyre. Gjithashtu gjen përdorim edhe në sistemet e ftohjes.
Por disa analistë paralajmërojnë se parashikimet për kërkesën e bakrit në qendrat e të dhënave mbeten të pasigurta. Kushtet aktuale të tregut pasqyrojnë këtë pasiguri. Kërkesa e dobët në Kinë, konsumatori më i madh në botë i bakrit, ka ndikuar në çmimet këtë vit. Bakri tregtohet me rreth 9,207 dollarë për ton, 15% më pak se kur arriti kulmin e vet në maj.
Pritet që tregu të mbetet në suficit këtë vit dhe vitin e ardhshëm për shkak të kërkesës së dobët. Megjithatë, kjo tendencë pritet të ndryshojë në fund të dekadës. Në gusht, BHP paralajmëroi se rritja e kërkesës "në fund të viteve 2020" mund të çojë në një regjim çmimesh të larta pasi kërkesa do të tejkalojë ofertën.
Sondazh

Sa drithëra blemë nga jashtë kufijve gjatë këtij viti? - Rritet varësia ndaj importit, Korriku arrin rekord në sasi dhe vlerë
Elisabeta Dosku/ SCAN Përgjatë këtij viti, vendi ynë ka rritur ndjeshëm varësinë ndaj importit të drithërave që vijnë nga jashtë kufijve, për t’iu......

Korçë-Ersekë, modifikim projekti - ARRSH ndryshon edhe kontratën për lotin II, 432.2 mln lekë shtesë
Ola Mitre / SCAN Projekti për ndërtimin e rrugës Korçë – Ersekë është rishikuar, teksa kontrata është modifikuar duke shtuar kostot për realizimin e......

Çelen konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve!
U çelën sot konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve ku 10 studio prestigjioze do të paraqesin gjatë ditës së sotme......

Meta do të trajnojë “IA” me postimet e mediave sociale - Autoritetet britanike miratojnë përdorimin e të dhënave publike
Kristi Ceta/SCAN Meta ka marrë leje nga autoritetet për të filluar trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale me postimet publike në Facebook......

Vendet me rritjen më të lartë të punësimit në BE - Estonia, Lituania dhe Republika Çeke në krye të renditjes
Kristi Ceta/SCAN Në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e punësimit të personave të moshës 20 deri në 64 vjeç në Bashkimin Evropian ishte 75,8 për......

Eksportet e naftës ruse bien në gusht - Rusia regjistron shifrat më të ulëta që nga marsi i 2021
Kristi Ceta/SCAN Eksporti rus i naftës dhe karburantit ra me 290,000 fuçi në ditë në gusht 2024, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më......

Popullsia ultra e pasur e Kinës në rritje 'dramatike' në 10 vitet e fundit. Tejlakon SHBA-në dhe Europën!
Edel Strazimiri / SCAN Klubi super i pasur në botë u zgjerua ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit, me Kinën kryesuese, sipas raportit të fundit nga New......

Ari në nivele rekord përpara vendimeve kryesore për normat nga bankat qendrore!
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e arit qëndruan pranë niveleve më të larta të të gjitha kohërave përpara vendimeve kryesore të bankës qendrore për normat......