Shqipëria Postuar më 17 Shtator 2024, 14:06

“Supertenderët” e FSHZH, fondi limit 5.4 mld lekë - Hapen 7 procedura prokurimi: Sistemim rrugësh, përmirësim transporti dhe termoizolim

Nga SCAN TV
“Supertenderët” e FSHZH, fondi limit 5.4 mld lekë - Hapen

Ola Mitre/SCAN

 

Me një fond limit prej 5.4 mld lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur 7 procedura prokuruese për sistemim rrugësh, përmirësim të transportit dhe hartim të modeleve tip për rehabilitimin e fasadave të godinave të banimit sipas parimeve të eficiencës së energjisë.

Rreth 2.5 mld lekë është fondi limit për sistemin e rrugëve në 4 rajonet e vendit, ndërsa 1.25 mld lekë është fondi për përmirësimin e transportit dhe aksesit nëpërmjet ndërhyrjeve në rrugët e bardha, në rajonin 1 dhe 2.  Gjithsesi, në dokumentet e tenderit nuk jepen detaje mbi projektet specifike që do të zbatohen.

Ndërkaq, rreth 1.67 mld lekë është fondi limit për 4 tenderët e tjerë, që kanë në fokus rigjenerimin urban të stokut të banesave. Për këto ndërhyrje FSHZH specifikon se qëllimi kryesor është rritja e cilësisë së jetës së komuniteteve që popullojnë zonat urbane, si dhe lidhja e zonave turistike që kanë potencial për zhvillimin ekonomik dhe social.

Kompanitë që do të fitojnë këta tenderë do të duhet të përcaktojnë tipologjinë e ndërhyrjeve dhe koston e përafërt të ndërtimit, duke paraqitur disa modele tip për tipologji fasade sipas kushteve klimaterike për çdo ndërhyrje të propozuar.

Sipas FSHZH, ndërhyrjet kanë si qëllim rehabilitimin e blloqeve urbane në qytetet kryesore të vendit, për të krijuar një sistem të përmirësuar në të cilin zhvillohet jeta e banorëve të këtyre zonave.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......