Europa Postuar më 17 Shtator 2024, 14:40

Nis punën Komisioni i ri Evropian - Von der Leyen emëron për herë të parë një komisioner për mbrojtjen

Nga SCAN TV
Nis punën Komisioni i ri Evropian - Von der Leyen emëron për

Kristi Ceta/SCAN

 

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen emëroi të martën ekipin e saj, i cili do të drejtojë institucionin më të fuqishëm të BE-së për pesë vitet e ardhshme, duke e përshtatur atë për t'u fokusuar në sfidat e paraqitura nga ndryshimet klimatike, lufta në Ukrainë dhe rritja e Kinë.

Andrius Kubilius i Lituanisë do të jetë komisioneri i parë i mbrojtjes i Bashkimit Evropian, me rolin e ri të krijuar për të ndërtuar kapacitetin e prodhimit ushtarak evropian përballë agresionit rus në Ukrainë, në krahun lindor të bllokut.

Ministrja e Energjisë dhe Mjedisit e Spanjës, Teresa Ribera do të jetë komisionerja e ardhshme e konkurrencës së bllokut, gjithashtu e ngarkuar për një "tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues".

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......