Përpara zgjedhjeve, qeveria “shkund” sërish bashkitë - Strategjia/ Nxitje vendorëve për shërbime më cilësore dhe rritje të të ardhurave

Përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 2023-shit, qeveria synon të “shkundë” sërish bashkitë që të jenë më efiçente në mbledhjen e të ardhurave dhe ofrimin e shërbimeve publike. Për këtë qëllim është hedhur për konsultim e Strategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2023-2030, e hartuar nga Ministria e Brendshme, e cila është dokumenti i dytë që vendos korniza zhvillimi për vetëqeverisjen vendore, pas strategjisë 2015-2020 dhe reformës administritarivo-territoriale.
Në relacionin shoqërues të strategjisë, theksohet se 61 bashkitë në vend kanë pasur një perfomancë jo shumë të kënaqshme sa i takon direktivave të vendosura nga qeveria përgjatë viteve 2015-2020, ku progresi strategjik i parë në këndvështrimin administrativ, funksional dhe fiskal është vlerësuar në masën 67%.
Për këtë qëllim, vlerësohet se ka ende nevojë për të intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet qeverisë vendore dhe asaj qendrore, për të përputhur bazën ligjore me funksionet, implementimin e funksioneve të reja dhe vazhdimin e punës për rritje të kapaciteteve të bashkive, shoqëruar me menaxhim më efiçent të financave vendore dhe mirëqeverisje, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik vendor të qëndrueshëm.
Strategjia do të ketë një kohëzgjatje shtatëvjeçare, brenda së cilës synohet konsolidimin e procesit të decentralizimit, krijimi i një mjedisi nxitës për zhvillimin ekonomik vendor të qëndrueshëm, forcimi i të ardhurave vendore të bashkive, dixjitalizimi i shërbimeve dhe ofrimi i tyre online, sigurimin e i një qeverisjeje të hapur, rritje e transparencës, llogaridhënies; shtrirje më të madhe të e-qeverisjes në nivel vendor dhe avancimin e agjendës së BE-së në nivel vendor.
Në këtë kuadër, strategjia synon zgjerimin, thellimin dhe shtimin e masave të parashikuara dhe të pazbatuara plotësisht, apo edhe të zbatuara por që kërkojnë mbështetje për qendrueshmëri afatgjatë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Turistët shpenzuan 1 mld euro gjatë verës - Rekord absolut për vendin, 35% më shumë se rekordi i mëparshëm. Mbi 2 mld euro në 9 muaj
Një milliard euro janë shpenzimet e turistëve në vendin tonë gjatë kulmit të sezonit turistik, në muajt korrik/gusht/shtator, tregojnë të dhënat më të fundit......

Reforma në Drejtësi, kosto pa fund. Shtohen edhe 96 milionë Euro - Zbardhet strategjia 2023-2025, nga buxheti do shpenzohen 86 milionë Euro, 10 Mln nga donatorët
Reforma në Drejtësi i ka kushtuar qindra miliona euro buxhetit të shtetit gjatë këtyre viteve, ndërkohë që kostot do të vijojnë të jenë shumë të larta edhe për......

Super tenderët e ARRSH: Lidhet kontrata për Elbasan-Qafë Thanë, një nga ofertat fituese sa 99% e fondit limit
Gati 4 mld lekë është vlera e tre tenderëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të cilët janë shpallur kompanitë fituese apo është lidhur kontrata. 2.6 mld......

Gjykatat e prokuroritë bosh, Vetting-u bën “kërdinë” - 214 magjistratë të shkarkuar, mbi 100 të tjerë të dorëhequr, apo të larguar nga sistemi
Nga viti 2018, kur edhe nisi të japë vendimet e para për shkarkimin apo konfirimin në detyrë, Komisioni i Pavarur i Kuaalifikimit, shkalla e parë e Vetting-u,......

Shirat favorizojnë shitjen e energjisë - KESH gjeneron të ardhura, problem shkarkimet e ujit nga disa hidrocentrale
Shirat e ditëve të fundit kanë favorizuar shitjen e energjisë elektrike nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare, por gjithsesi çmimet e raportuara nga KESH......

Programet ekonomike për zgjedhjet lokale - Toska: Kandidatët të studiojnë gjenden e bashkisë, propozime realiste
Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore, kandidatët për të udhëhequr bashkitë në 4 vitet e ardhshme duhet të paraqesin programe të mirëfillta......

Ndryshimet ligjore dhe zgjidhja e rasteve të Fondit të Kompensimit – Byroja Shqipëtare e Sigurimit del pas 10 vitesh nga statusi i monitorimit
Për herë të parë pas gati 10 vitesh nën monitorim nga Këshilli i Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka dalë nga ky status. Vendimi ka ardhur pas......

Rivian prish marrëveshjen me Mercedes Benz – Komania nuk do të prodhoj më furgona elektrike në Evropë
Rivian tha se po ndalonte planet për të prodhuar furgona komercialë elektrikë në Evropë dhe nuk do të "ndiqte më" marrëveshjen që bëri me Mercedes-Benz vetëm......