Turistët shpenzuan 1 mld euro gjatë verës - Rekord absolut për vendin, 35% më shumë se rekordi i mëparshëm. Mbi 2 mld euro në 9 muaj

Një milliard euro janë shpenzimet e turistëve në vendin tonë gjatë kulmit të sezonit turistik, në muajt korrik/gusht/shtator, tregojnë të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë. Kjo shifër përbën një rekord absolut historik në këtë drejtim. Kurrë më parë, shifra nuk i ishte afruar 1 mld eurove, e jo më ta tejkalonte atë. Saktësisht, për tremujorin e 3-të të vitit, të ardhurat nga udhëtimet në ekonominë shqiptare fiksohen pranë 1.06 miliardë eurove.
Rekordi i mëparshëm regjistrohej po gjatë tremujorit të tretë, gjatë vitit të kaluar, me 786 milionë euro, çka do të thotë se këtë vit, shpenzimet e turistëve në vendin tonë gjatë sezonit veror kanë qenë 35% më të larta se një vit më parë, dhe se rekordi i mëparshëm historik. Përgjatë vitit 2019, përpara pandemisë, shpenzimet fiksoheshin në 782 milionë euro, sinjalizojnë të dhënat. Deri në vitin 2015, shifrat e shpenzimeve të turistëve në Shqipëri përgjatë 9 muajve të para të vitit kanë qenë më të ulta se vetëm 3 muajt e këtij viti, sinjalizojnë të dhënat, e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel”.
Përgjatë 9-mujorit të parë të këtij viti ndërkohë, shifra ngjitet në 2.2 miliardë euro. Përgjatë dy viteve të kaluara të marra së bashku, për të njëjtën periudhë kohore, kjo shifër rezulton të ketë qenë kaq sa 9 muajt e këtij viti, pranë 2.2 miliardë eurove.
Kujtojmë se edhe në tremujorin e dytë të këtij viti regjistrohej një rekord historik në këtë drejtim, me 722 milionë euro, si kurrë më parë gjatë kësaj periudhe kohore.
Këto shifra janë në linjë me të dhëna të tjera mbi sektorin, ku sa i përket flukseve hyrse të turistëve në vendin tonë, ky vit, dhe sidomos muajt e verës përbëjnë gjihashtu një rekord historik. Gjithsesi, rritja e ndjeshme e shpenzimeve të turistëve në vendin tonë përgjatë sezonit të verës këtë vit, duket të jetë jo vetëm rrjedhojë e rritjes së turistëve në numër, por edhe e rritjes së ndjeshme të çmimeve, gjë që është reflektuar rrjedhimisht edhe në shifrën prej më shumë se 1 milard eurosh të shpenzuara në vetëm 3 muaj në vendin tonë për turizëm.
Ndërkohë, shifrat flasin edhe për një rekord tjetër; të shpenzimeve të shqiptarëve për udhëtime jashtë vendit, prej rreth 555 milionë eurosh, nga 401 milionë euro që ishin gjatë vitit të kaluar, por disi më pranë niveleve të vitit 2019, me 527 milionë euro.
Roel Korkuti/ SCAN
Sondazh

Reforma në Drejtësi, kosto pa fund. Shtohen edhe 96 milionë Euro - Zbardhet strategjia 2023-2025, nga buxheti do shpenzohen 86 milionë Euro, 10 Mln nga donatorët
Reforma në Drejtësi i ka kushtuar qindra miliona euro buxhetit të shtetit gjatë këtyre viteve, ndërkohë që kostot do të vijojnë të jenë shumë të larta edhe për......

Super tenderët e ARRSH: Lidhet kontrata për Elbasan-Qafë Thanë, një nga ofertat fituese sa 99% e fondit limit
Gati 4 mld lekë është vlera e tre tenderëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të cilët janë shpallur kompanitë fituese apo është lidhur kontrata. 2.6 mld......

Gjykatat e prokuroritë bosh, Vetting-u bën “kërdinë” - 214 magjistratë të shkarkuar, mbi 100 të tjerë të dorëhequr, apo të larguar nga sistemi
Nga viti 2018, kur edhe nisi të japë vendimet e para për shkarkimin apo konfirimin në detyrë, Komisioni i Pavarur i Kuaalifikimit, shkalla e parë e Vetting-u,......

Shirat favorizojnë shitjen e energjisë - KESH gjeneron të ardhura, problem shkarkimet e ujit nga disa hidrocentrale
Shirat e ditëve të fundit kanë favorizuar shitjen e energjisë elektrike nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare, por gjithsesi çmimet e raportuara nga KESH......

Programet ekonomike për zgjedhjet lokale - Toska: Kandidatët të studiojnë gjenden e bashkisë, propozime realiste
Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore, kandidatët për të udhëhequr bashkitë në 4 vitet e ardhshme duhet të paraqesin programe të mirëfillta......

Ndryshimet ligjore dhe zgjidhja e rasteve të Fondit të Kompensimit – Byroja Shqipëtare e Sigurimit del pas 10 vitesh nga statusi i monitorimit
Për herë të parë pas gati 10 vitesh nën monitorim nga Këshilli i Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka dalë nga ky status. Vendimi ka ardhur pas......

Rivian prish marrëveshjen me Mercedes Benz – Komania nuk do të prodhoj më furgona elektrike në Evropë
Rivian tha se po ndalonte planet për të prodhuar furgona komercialë elektrikë në Evropë dhe nuk do të "ndiqte më" marrëveshjen që bëri me Mercedes-Benz vetëm......

Gjermania, “sytë” nga energjia e rinovueshme - Rritet prodhimi, por vendi mbetet ende larg objektivave për vitin 2030
Prodhimi i energjisë së rinovueshme në Gjermani shënoi rritje në vitin 2022, por gjithësesi mbetet ende nën pragun e nevojshëm për të arritur objektivin e......