Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2022, 11:41

Përgjysmohen gjobat ndaj mosdhënies së informacionit - “Ligji për të drejtën e informimit”, komisioneri ka të drejta për vendime

Nga SCAN TV

Përgjysmim i gjobave për institucionet të cilat refuzojnë ose nuk japin informacionin në kohën e duhur, ky është një ndër propozimet e komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale për ndryshime në ligjin aktual I cili tashmë është dërguar për konsultim public.

Konkretisht refuzimi i dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji, dënohet nga 150 mijë-300 mijë lekë më parë në 50-100 mijë lekë. Ndërsa mosdërgimi i kërkesës për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afatit të parashikuar do të gjobitet po me të njëjtën vlerë të reduktuar.

Një pagë shtesë të përcaktuar me VKM do të ketë për pozicionin e koordinatorit në institucionet publike që të bëjë punën sic duhet për dhënien e informacionet në kohë

Në këtë projekt shtohet si pikë vendosja e sanksionee administrative sipas parashikimeve të këtij ligji nga Komisionerit në fushën e të Drejtës për Informim. Ku vendimi i Komisionerit mund të bëhet titull ekzekutiv me kalimin e afatit të përcaktuar për ekzekutimin e tij dhe vihet në ekzekutim nga kërkuesi.

Në rastet kur është e nevojshme Komisioneri mund të delegojë kompetenca të dhëna në këtë ligj tek struktura përgjegjëse për të drejtën e informimit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=XjqhMBFNbvc

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat