Mënyra të reja për të kursyer, buxhetuar dhe marrë hua ndërsa kriza ‘kafshon’ koston e jetesës!

Nga qarqet e parave te skemat e kursimit në vendin e punës, këto truke mund t'ju ndihmojnë të qëndroni në krye të gjërave në një kohë krize financiare dhe ekonomike. Ekspertët financiarë kanë folur gjithmonë për rëndësinë e kursimit, përcaktimit të një buxheti dhe huamarrjes në mënyrë të arsyeshme, dhe është e lehtë të adaptohesh me disa nga këshillat e kohës që mund t’ i keni dëgjuar të gjitha më parë.
Por me krizën e kostos aktuale të jetesës që po teston shumë prej nesh si kurrë më parë, është e dobishme të kthehemi te bazat. Për fat të mirë, ka truke të reja që mund të ndihmojnë nga bisedat e rregullta të parave me miqtë në Zoom deri te disa aplikacione financiare, harroni produktet nga banka juaj kryesore pasi më poshtë do të mund të gjeni mënyra të tjera për të ndërtuar elasticitet financiar gjatë muajve të ardhshëm.
Gjeni një mik të përgjegjshëm
Është më e lehtë të qëndrojmë të motivuar për të bërë gjëra që na duken jo tërheqëse, nëse kemi dikë me ne, frika se mos zhgënjejmë, ose thyejmë një premtim, mund të jetë një arsye e fuqishme për të vazhduar. Mund të krijoni diçka të ngjashme me një mik ose grup miqsh, si një version i administratorit të parave të një grupi librash. Temat e mbuluara përfshijnë menaxhimin e borxhit, buxhetimin, pensionet, fillimin e procesit të investimit, financat nëse jeni i pavarur, negociatat, si dhe emocionet rreth parave.
Kurseni përpara se të paguheni
Përballueshmëria nuk është e vetmja gjë që na pengon të ndërtojmë një rrjet të sigurt kursimesh në para. Pensioni që përftohet nga e gjithë jeta profesionale e një individi mund të konsiderohet në një pikëpamje tjetër, është mirë që kursime alternative ti bashkëngjiten parave tuaja edhe gjatë jetës aktive në punë (qofshin ato pensione private ose diçka e ngjashme).
Bashkohuni me një sfidë kursimi
Sfidat e kursimit zakonisht përfshijnë lënien mënjanë të sasive të vogla në baza të rregullta, me qëllim që të mos e ndjeni vërtet atë. Sfida 365-ditore, ku filloni duke vendosur me 1 dollar të hënën, 2 dollar të martën, deri në 7 dollar të dielën, dhe ta rivendosni atë çdo javë, shton pothuajse 1,500 dollar në kohën që do të keni përfunduar.
Përdorni një treg në internet për të provuar banka të reja
Normat më të mira të interesit në dispozicion priren të vijnë nga bankat sfiduese ose kompani financiare për të cilat mund të mos keni dëgjuar më parë.
Krijo një rreth parash
Në të gjithë botën ekzistojnë praktika të tilla ku miqtë dhe familjarët kanë krijuar qarqe parash për t'i dhënë hua njëri-tjetrit, jashtë sistemit bankar, për breza. Të gjithë ndjekin një format të ngjashëm: një organizator mbledh një grup, secili anëtar paguan një shumë të rënë dakord rregullisht, për shembull, 100 dollar në muaj, dhe më pas të gjithë marrin me radhë për të tërhequr paratë e kursyera. Nëse 10 persona do të kursenin 100 dollar në muaj, kjo do të nënkuptonte një shumë prej 1000 dollar çdo muaj për një person nga grupi për një periudhë prej 10 muajsh. Edhe nëse shkoni i fundit, është një mënyrë për t'ju detyruar të kurseni rregullisht duke mbështetur njerëzit që ju interesojnë.
Ndryshoni ditën tuaj të pagës
Në vend që të detyroheni të merrni një hua me kosto të lartë, ju mund t'i keni akses në pagat tuaja më herët kur ndodh një shpenzim i papritur. Megjithatë, trajtojini këto shërbime me kujdes. Kritikët paralajmërojnë se sektori është i parregulluar dhe ata mund të bllokojnë punonjësit që të mbështeten në marrjen e të ardhurave të tyre më herët. Ndërsa tarifat duken të ulëta, ato janë të vështira për t'u krahasuar me përqindjet e interesit të kredive dhe mund të shtohen nëse merrni rregullisht herët shuma të vogla. TheGuardian
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Rusët e pa sanksionuar në vështirësi për të shitur pronat luksoze në Londër – Mungesa e pronave të disponueshme shkakton rritje çmimesh
Lufta në Ukrainë po e bën të vështirë edhe për rusët e pasanksionuar shitjen e pronave ekskluzive të banimit në Britani, duke shtuar mungesën e furnizimit që......

Si një kolaps kriptosh prej 60 miliardë dollarësh shqetësoi rregullatorët!
Rënia mahnitëse e një tokeni që ishte menduar të vlente gjithmonë 1 dollar ka tronditur investitorët dhe rregullatorët. Monedhat e qëndrueshme (stablecoins)......

Euro ngjitet pranë 1.06 dollarë - Investitorët presin inflacionin në Eurozonë dhe fjalimin e Lagarde
Euro po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në Eurozonë dhe të fjalimit që do të mbajë......

Nafta, sesioni i tretë me radhë në rritje - Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara janë pranë kapacitetit të prodhimit
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po publikon fitime për të tretin sesion me radhë, pasi prodhuesit më të mëdhenj, si Arabia Saudite dhe......

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - G7, në ditën e fundit të punimeve, në fokus samiti i NATO-s
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të zbehjes së optimizmit të investitorëve në rang global. Indeksi pan-Europian STOXX 600......

Pse NATO po shton masivisht trupat e reagimit të shpejtë!
NATO dëshiron të vërë në dispozicion thuajse tetë herë më shumë ushtarë se më parë për të qenë e përgatitur për ndonjë sulm të mundshëm. Ushtria gjermane do të......

Euro dhe Paundi nuk luhaten ndërsa Franga zvicerane fiton pikë!
Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme vijon edhe sot të blihet me 119 lekë dhe të shitet me 19.7 lekë sipas......

Lufta na gjeti të papërgatitur: Prodhimi i grurit ra gjatë 2021-shit, zëvendësohet nga misri. Perimet në rritje
Për vitin 2021 Shqipëria prodhoi 691 mijë tonë drithëra, nga të cilat 414 mijë ton misër, 225 mijë ton grurë dhe 15 mijë ton Elb, rezerva këto qe konsumohen......