Bursat europiane i rikthehen humbjeve - G7, në ditën e fundit të punimeve, në fokus samiti i NATO-s
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të zbehjes së optimizmit të investitorëve në rang global. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rënie të lehtë me 0.3%, ndërsa edhe në rajonin e Azi-Paqësorit bursat kanë pasur një performancë mikse. Investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale, që mund të bjerë edhe në recesion, për shkak të inflacionit të lartë.
Tregjet po presin të dhënat që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, duke përfshirë besimin konsumator për qershorit në SHBA dhe shitjen e shtëpive për prillin. Ndërkohë, samiti i shtatë ekonomive më të industrializuara të botës përfundon sot.
Liderët e G7-ës kanë rikonfirmuar mbështetjen për Ukrainën, duke thënë se do ta mbështesin vendin për sa kohë të nevojitet. E ndërkohë që samiti i G7-ës përfundon, në Spanjë po sot fillon samiti i NATO-s, ku lufta në Ukrainë do të kryesojë axhendën.
Në vigjilje të samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se aleanca do të rrisë në 300 mijë numrin e forcave në gatishmëri, nga 40 mijë që ishin më parë.
SCAN
Sondazh

Pse NATO po shton masivisht trupat e reagimit të shpejtë!
NATO dëshiron të vërë në dispozicion thuajse tetë herë më shumë ushtarë se më parë për të qenë e përgatitur për ndonjë sulm të mundshëm. Ushtria gjermane do të......

Euro dhe Paundi nuk luhaten ndërsa Franga zvicerane fiton pikë!
Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme vijon edhe sot të blihet me 119 lekë dhe të shitet me 19.7 lekë sipas......

Lufta na gjeti të papërgatitur: Prodhimi i grurit ra gjatë 2021-shit, zëvendësohet nga misri. Perimet në rritje
Për vitin 2021 Shqipëria prodhoi 691 mijë tonë drithëra, nga të cilat 414 mijë ton misër, 225 mijë ton grurë dhe 15 mijë ton Elb, rezerva këto qe konsumohen......

Nuk blejmë dot avionë, për zjarret i marrim me qira - Blerja, 50 milionë dollarë! Do i marrim 100 orë në vit
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka raportuar këtë të hënë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku është vënë nën......

Kina “racionon” paranë - Banka qendrore vazhdon të ulë nivelin e rezervës së bankave
Në Kinë po përhapet një fenomen i njohur si “ekzekutim bankar”. Në fillim të këtij viti rreth një milion kinezë nuk kishin qasje në depozitat e tyre bankare në......

Shiti benzinën më lirë, pushohet nga puna! Dëmi i shkaktuar kompanisë, më shumë se 16 mijë dollarë
Cmimi i shtrenjtë i karburanteve po shkakton tensione kudo në botë për shkak të vështirësive që shkakton. Benzina dhe nafta shënojnë cmime rekord, duke......

Treni i parë me shpejtësi të lartë në SHBA - Rruga prej 379 km Dallas–Houston do të përshkohet për 90 minuta
Treni i parë me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë dritën e gjelbër. Gjykata e lartë e Teksas-it pasi një seri seancash në gjykatat......

Çmimi i shtrenjtë i karburanteve - Qytetarët në Maqedoninë e Veriut heqin dorë nga pushimet e shkurtra
Rritja e vazhdueshme e cmimeve të karburanteve ka bërë që qytetarët në Maqedoninë e Veriut të planifikojnë pushime më të gjata në qendrat turistike të vendit......