Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2022, 14:00

Nuk blejmë dot avionë, për zjarret i marrim me qira - Blerja, 50 milionë dollarë! Do i marrim 100 orë në vit

Nga SCAN TV

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka raportuar këtë të hënë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku është vënë nën akuzë nga deputetët e opozitës për mungesën e helikopterëve për nevoja të emergjencës civile.

Ai tha se blerja e avionëve për shuarjen e zjarreve është shumë e kushtueshme për kushtet e një vendi si Shqipëria, shkak për të cilin Qeveria ka vendosur të blejë orë fluturimesh të mjeteve të specializuar për emergjencat civile.

Ministri i Mbrojtjes bëri publik edhe vendimin për të hequr dorë nga tenderat për mirëmbajtjen e flotës ajrore shqiptare, të cilat do të kryhen nga Kompania NSPA, e cila kryen procedurat e konkurrimit për flotat ajrore të vendeve të NATO-s.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat