Franca përgatitet për krizë energjetike- Apel qytetarëve dhe bizneseve që të kufizojnë konsumin
Krerët e kompanive të mëdha energjitike në Francë, iu bënë apel qytetarëve dhe bizneseve që të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike dhe të përgatiten për një krizë në këtë sektor.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp thuhej se të gjithë duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që situata të jetë nën kontroll. Letra e firmosur nga krerët e kompanisë citonte një reduktim të konsiderueshëm të furnizimit me gaz nga Rusia por dhe një prodhim të kufizuar të energjisë elektrike për shkak të disa cështjeve të mirëmbajtjes.
Franca synon të grumbullojë rezervat e saj të gazit brenda vjeshtës, sipas deklaratës së kryeministres së vendit, që theksoi se aktualisht vendi ka 59% të rezervave totale.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nxjerrë në dritë varësinë e Europës nga gazi rus, duke shkaktuar dhe një garë me kohën për të gjetur burime të tjera energjie.
Mediat franceze raportuan në muajin mars se qeveria ishte në bisedime me “TotalEnergies” për shtimin e kapaciteteve për furnizim me gaz të lëngshëm pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se ishin të gatshme të rrisnin volumin e furnizimit në Europë.
Drejtuesit e kompanive energjitike theksuan se ndërmarrja e menjëhershme e veprimeve gjatë verës do i lejojë qytetarët që të jenë gati për dimrin, dhe për të ruajtur rezervat e gazit. Por ata këmbëngulin se kufizimi i konsumit duhet të jetë i menjëhershëm, kolektiv dhe masiv. Ata u shprehën se po përpiqen që të gjejnë burime të tjera për furnizim me gaz dhe po ndërtojnë një terminal lundrues të gazit të lëngshëm në portin verior të Lë Havre
Franca kohët e fundit ka zgjatur në kohë mekanizmin për rregullimin e cmimit të gazit deri në fund të vitit. Fillimisht i planifikuar të zgjasë deri në fund të qershorit, sistemi ka për qëllim të kufizojë efektet e rritjes së çmimeve të energjisë në fuqinë blerëse të konsumatorëve.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=qLUCi-bV0gg
Sondazh

Ulen çmimet e naftës në Kosovë - Për 24 orët e ardhshme do të tregtohet me 1,85 euro/litër. Benzina me 1,74 euro/litër
Çmimet e karburanteve në Kosovë kanë pësuar një rënie të lehtë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet për 24 orët e ardhshme,......

Sheqeri rritet me 10 lekë/kg, arrin në 114 lekë/kg - Bordi i Transparencës vendos çmimin tavan, në fuqi nga data 27 qershor!
Çmimi i sheqerit me pakicë ka pësuar rritje me 10 lekë/kg, duke arritur në 114 lekë/kg. Bordi i Transparencës së Monitorimit të Produkteve Ushqimore ka......

Rezerva për ligjin e të ardhurave dhe amnistinë - Jaço: Duhen rishikuar, nuk i shërbejnë ekonomisë dhe biznesit
Bizneset amerikane që operojnë në vendin tonë kanë rezerva dhe kritika lidhur me draftligjin për të ardhurat i cili është hedhur në konsultim së fundmi nga......

Kyçja e sporteleve 10-fishon kostot e regjistrimit në kopsht - Shtohen pengesat për familjet rome, fëmijët rrezikojnë arsimimin
Teksa dërgimi në kopsht i fëmijëve të komunitetit rom prej kohësh është një sfidë, këtë vit ata po përballen edhe me një pengesë shtesë, që është mbyllja e......

Monopolet e prokurimet “minojnë” klimën e biznesit - Dhoma Amerikane e Tregtisë, listë kërkesash për qeverinë
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka një sëre sugjerimesh për qeverinë shqiptare në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Në konferencën vjetore......

“Amnistia e parave” drejt borxhit publik - Ku do të orientohen pasuritë e legalizuara?!
Nëse ligji për amnistinë fiskale do të arrijë të marrë miratimin në parlament pa u ndryshuar, atëherë në funksion të zbatimit të tij duhet të nisë një zinxhir......

250 teste gati për diagnostikimin e lisë së majmunit - Manastirliu: Kemi shtuar survejancën, Shqipëria me risk të ulët
Kanë mbërritur në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmunit apo kontakteve të tyre. Tashmë qytetarët mund të kryejnë......

Maturantët paralajmërojnë protesta - 362 dhjeta dhe 2873 mbetës në matematikë e lëndë me zgjedhje. Kushi: Rezultate të kënaqshme
Kanë dalë dhe përgjigjet e provimeve të fundit të maturës shtetërore. Në provimin e matematikes, të cilin e kryen në total 29829 maturantë, 1729 maturantë......