Kosova Postuar më 27 Qershor 2022, 13:42

Ulen çmimet e naftës në Kosovë - Për 24 orët e ardhshme do të tregtohet me 1,85 euro/litër. Benzina me 1,74 euro/litër

Nga SCAN TV

Çmimet e karburanteve në Kosovë kanë pësuar një rënie të lehtë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet për 24 orët e ardhshme, sipas të cilave çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.85 euro për liter.

Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.74 euro për litër dhe ai për gaz është 0.78 euro. Këto çmime do të jenë në fuqi që nga ora 10 e ditës së hënë. Qeveria e Kosovës ka miratuar pak ditë më parë një Udhëzim Administrativ me të cilin do të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar për karburantet.

Sipas zyrtarëve, ky vendim pritet t’i mbrojë konsumatorët e konkurrencën dhe do të mënjanojë çrregullimet e çmimeve në treg. Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës, ku kërkonin që marzhi i fitimit të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale. Pra, shitja me shumicë 3 për qind dhe ajo me pakicë 12 për qind.

Sipas tyre, nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, do të jenë të detyruar të ndërmarrin masa, përfshirë edhe mbylljen e pikave të shitjes së karburanteve në të gjithë vendin.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=QpCkgv12NWc

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat