Bota Postuar më 27 Qershor 2022, 13:51

Shiti benzinën më lirë, pushohet nga puna! Dëmi i shkaktuar kompanisë, më shumë se 16 mijë dollarë

Nga SCAN TV

Cmimi i shtrenjtë i karburanteve po shkakton tensione kudo në botë për shkak të vështirësive që shkakton. Benzina dhe nafta shënojnë cmime rekord, duke thelluar një krizë që po përhapet shumë shpejt në cdo vend të globit.

Shoferët e automjeteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përjetojnë një periudhë gati tragjike sipas analistëve, për shkak të rritjes së cmimit të karburanteve. Mes atyre që protestojnë ka dhe nga ata që janë pushuar nga puna.

Shitja e benzinës me 69 cent për galon, gabimisht, është dicka që i ka pëlqyer shoferëve sidomos në këtë periudhë. Sipas mediave amerikane, në Sakramento, një menaxher i një pike karburanti ka kuotuar gabimisht benzinën vetëm me 0.69 dollarë, në vend të 6.99 dollarë.

Ai vetë konfirmoi për mediat se nuk ka asnjë justifikim. Ai u pushua menjëherë nga puna pasi ngjarja i shkaktoi kompanisë një dëm prej 16 mijë dollarësh. Familja e tij ka ndërmarrë një fushatë për grumbullim fondesh në rrjete sociale, për të paguar dëmin e kompanisë.

Arriti të mblidhte 24 mijë dollarë duke paguar dëmin, dhe sipas avokatit të tij kaq duhet të mjaftojë që kompania të mos ndërmarrë veprime ligjore kundër tij për incidentin.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=QT3GH_XWoes

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat