Treni i parë me shpejtësi të lartë në SHBA - Rruga prej 379 km Dallas–Houston do të përshkohet për 90 minuta

Treni i parë me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë dritën e gjelbër. Gjykata e lartë e Teksas-it pasi një seri seancash në gjykatat e shtetit, i ka dhënë të drejtën për shpronësimin e terrenit që nevojitet për realizimin e projektit, shoqërisë “Texas Central”. Projekti i trenit super të shpejtë përfshin itinerarin nga Dallas në Houston. Ky ishte kapitulli i fundit në kuadrin juridik për realizmin e hekurudhës së re teksane.
Pronarët e terreneve kundërshtonin shpronësimin e tokave që prekeshin nga lidhja hekurudhore, për të negociuar për një cmim më të lartë.
Në realizimin e infrastrukturës amerikane për shpejtësinë e lartë do të përfshihen kompani ndërkombëtare si “Central Japan Railway” që do të japë trenin e saj të tipit Tokaido Shinkansen, aktiv dhe i suksesshëm prej më shumë se gjysëm shekulli në Japoni, kompania spanjolle “Renfe” do të merret me menaxhimin e hekurudhës; si dhe kolosi italian i ndërtimeve “Webuild” së bashku me degën e saj “Lane” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të fundit do të realizojnë cdo gjë për sa i përket inxhinierisë civile për një kontratë me vlerë 16 miliard dollarë.
Treni super i shpejtë i Texas do të përshkruajë 379 km nga Dallas në Houston në rreth 30 minuta. Kjo është linja e parë e vërtetë hekurudhore për trena më shpejtësi të lartë në SHBA dhe do i garantojë pasagjerëve një mënyrë të sigurtë transporti, ndërsa treni mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 300 kilometrash në orë
Nga linja e re hekurudhore që është dhe një nga projektet më të rëndësishëm infrastrukturor të vendit, mund të përfitojnë të paktën 100 mijë udhëtarë të cilët cdo javë lëvizin me avionë apo me automjet mes dy qyteteve.
Sipas llogaritjeve të projektit, falë këtij realizimi do të reduktohen me më shumë se 100 mijë ton emetimet e gazit serë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=pvPxk7DaCM0
Sondazh

Çmimi i shtrenjtë i karburanteve - Qytetarët në Maqedoninë e Veriut heqin dorë nga pushimet e shkurtra
Rritja e vazhdueshme e cmimeve të karburanteve ka bërë që qytetarët në Maqedoninë e Veriut të planifikojnë pushime më të gjata në qendrat turistike të vendit......

Franca, 8 miliardë euro ndihmë ndaj inflacionit - Plani për të ndihmuar familjet, të papunët dhe pensionistët
Rritja e vazhdueshme e cmimeve, tashmë jo vetëm për energjinë dhe karburantet por dhe për produktet bazë, ka dëmtuar rëndë fuqinë blerëse. Në Francë, po......

Çmimet e naftës, të paqëndrueshme - Investitorët, në pritje të vendimeve të G7 për sanksione të reja ndaj Rusisë
Çmimet e naftës ranë të hënën në një seancë të paqëndrueshme teksa investitorët qëndruan në pritje për çdo lëvizje ndaj eksporteve të naftës dhe gazit rus, për......

Franca përgatitet për krizë energjetike- Apel qytetarëve dhe bizneseve që të kufizojnë konsumin
Krerët e kompanive të mëdha energjitike në Francë, iu bënë apel qytetarëve dhe bizneseve që të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike dhe të përgatiten për......

Ulen çmimet e naftës në Kosovë - Për 24 orët e ardhshme do të tregtohet me 1,85 euro/litër. Benzina me 1,74 euro/litër
Çmimet e karburanteve në Kosovë kanë pësuar një rënie të lehtë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet për 24 orët e ardhshme,......

Sheqeri rritet me 10 lekë/kg, arrin në 114 lekë/kg - Bordi i Transparencës vendos çmimin tavan, në fuqi nga data 27 qershor!
Çmimi i sheqerit me pakicë ka pësuar rritje me 10 lekë/kg, duke arritur në 114 lekë/kg. Bordi i Transparencës së Monitorimit të Produkteve Ushqimore ka......

Rezerva për ligjin e të ardhurave dhe amnistinë - Jaço: Duhen rishikuar, nuk i shërbejnë ekonomisë dhe biznesit
Bizneset amerikane që operojnë në vendin tonë kanë rezerva dhe kritika lidhur me draftligjin për të ardhurat i cili është hedhur në konsultim së fundmi nga......

Kyçja e sporteleve 10-fishon kostot e regjistrimit në kopsht - Shtohen pengesat për familjet rome, fëmijët rrezikojnë arsimimin
Teksa dërgimi në kopsht i fëmijëve të komunitetit rom prej kohësh është një sfidë, këtë vit ata po përballen edhe me një pengesë shtesë, që është mbyllja e......