Çmimet e naftës, të paqëndrueshme - Investitorët, në pritje të vendimeve të G7 për sanksione të reja ndaj Rusisë
Çmimet e naftës ranë të hënën në një seancë të paqëndrueshme teksa investitorët qëndruan në pritje për çdo lëvizje ndaj eksporteve të naftës dhe gazit rus, për të cilat pritet një vendim nga takim i udhëheqësve të vendeve të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara (G7) në Gjermani.
Perspektiva e tkurrjes më shumë të ofertës u shfaq në treg, edhe pse liderët e G7 pritej të diskutonin gjithashtu një ringjallje të marrëveshjes bërthamore të Iranit, e cila mund të çonte në treg më shumë naftë.
Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e tyre, përfshirë Rusinë, të njohur si OPEC+, ka të ngjarë t'i përmbahen një plani për rritje të përshpejtuar të prodhimit të naftës në gusht, kur të takohen të enjten. Por, për momentin, shqetësimet e ofertës tejkalonin shqetësimet në rritje mbi potencialin për një recesion global pas një vargu të dhënash ekonomike të dobëta nga SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent ranë 8 cent në 113,04 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u tregtua me 107,38 dollarë për fuçi.
Udhëheqësit e G7, të cilët filluan takimin e tyre të dielën, pritet të diskutojnë opsionet për trajtimin e rritjes së çmimeve të energjisë dhe zëvendësimin e importeve të naftës dhe gazit rus, si dhe sanksione të mëtejshme që nuk përkeqësojnë inflacionin. Këto masa përfshijnë një kufi të mundshëm çmimi për eksportet ruse të naftës për të reduktuar të ardhurat e Moskës duke kufizuar dëmin për ekonomitë e tjera.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=1jYTKLk6YnM
Sondazh

Franca përgatitet për krizë energjetike- Apel qytetarëve dhe bizneseve që të kufizojnë konsumin
Krerët e kompanive të mëdha energjitike në Francë, iu bënë apel qytetarëve dhe bizneseve që të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike dhe të përgatiten për......

Ulen çmimet e naftës në Kosovë - Për 24 orët e ardhshme do të tregtohet me 1,85 euro/litër. Benzina me 1,74 euro/litër
Çmimet e karburanteve në Kosovë kanë pësuar një rënie të lehtë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet për 24 orët e ardhshme,......

Sheqeri rritet me 10 lekë/kg, arrin në 114 lekë/kg - Bordi i Transparencës vendos çmimin tavan, në fuqi nga data 27 qershor!
Çmimi i sheqerit me pakicë ka pësuar rritje me 10 lekë/kg, duke arritur në 114 lekë/kg. Bordi i Transparencës së Monitorimit të Produkteve Ushqimore ka......

Rezerva për ligjin e të ardhurave dhe amnistinë - Jaço: Duhen rishikuar, nuk i shërbejnë ekonomisë dhe biznesit
Bizneset amerikane që operojnë në vendin tonë kanë rezerva dhe kritika lidhur me draftligjin për të ardhurat i cili është hedhur në konsultim së fundmi nga......

Kyçja e sporteleve 10-fishon kostot e regjistrimit në kopsht - Shtohen pengesat për familjet rome, fëmijët rrezikojnë arsimimin
Teksa dërgimi në kopsht i fëmijëve të komunitetit rom prej kohësh është një sfidë, këtë vit ata po përballen edhe me një pengesë shtesë, që është mbyllja e......

Monopolet e prokurimet “minojnë” klimën e biznesit - Dhoma Amerikane e Tregtisë, listë kërkesash për qeverinë
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka një sëre sugjerimesh për qeverinë shqiptare në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Në konferencën vjetore......

“Amnistia e parave” drejt borxhit publik - Ku do të orientohen pasuritë e legalizuara?!
Nëse ligji për amnistinë fiskale do të arrijë të marrë miratimin në parlament pa u ndryshuar, atëherë në funksion të zbatimit të tij duhet të nisë një zinxhir......

250 teste gati për diagnostikimin e lisë së majmunit - Manastirliu: Kemi shtuar survejancën, Shqipëria me risk të ulët
Kanë mbërritur në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmunit apo kontakteve të tyre. Tashmë qytetarët mund të kryejnë......