Bota Postuar më 27 Qershor 2022, 13:52

Kina “racionon” paranë - Banka qendrore vazhdon të ulë nivelin e rezervës së bankave

Nga SCAN TV

Në Kinë po përhapet një fenomen i njohur si “ekzekutim bankar”. Në fillim të këtij viti rreth një milion kinezë nuk kishin qasje në depozitat e tyre bankare në Kinën qendrore. Ndërsa banorë në Shangai, në Kinën lindore, atë jugore dhe qendër lindore, sinjalizuan vështirësi për sa i përket tërheqjes së parave nga llogaritë e tyre bankare.

Disa banka në vend kanë kufizuar numrin e klientëve të përditshëm që mund të përfitojnë shërbime. Banka të tjera kufizojnë deri në 149 dollarë shumën që një person mund të tërheqë, ndërsa të tjera akoma kanë mbyllur filialet e tyre. Dhe bankomatet janë bosh.

Dyndje në sportele janë regjistruar në ekonominë e dytë botërore për më shumë se një javë. Dicka e pazakonshme në Kinë pasi pjesa më e madhe e bankave menaxhohen nga shteti. Informacionet e para për situatën u raportuan rreth datës 12 qershor, por tashmë rastet janë sinjalizuar në shumë zona të tjera.

Një nga këshilltarët ekonomikë të presidentit kinez Xi Jinping, publikoi një ese në 1 qershor, ku theksonte se ekonomia kineze po përballej me sfida kritike. Një prej të cilave ka të bëjë me faktin se gjysma e investitorëve të huaj janë larguar nga kina dhe sipërmarrjet private kineze po përpiqen të mbijetojnë për shkak të krizës së zinxhirit global të furnizimit dhe mungesa e likuiditetit.

Edhe recesioni botëror me reduktimin e eksportit është një tjetër arsye. Ndër të tjera është ende kriza në sektorin e pasurive të paluajtshme, në të cilin janë investuar shumë burime financiare.

Kriza ka prekur shumë qytete, ndërsa një nga institucionet më të goditura është Banka Agrokulturore e Kinës, të cilës i përkasin disa filiale që nuk kthejnë më para. Njerëzve iu është dashur të qëndrojnë deri në dy ditë në radhë për të tërhequr paratë. Por dhe disa banka online, shumë të përdorura në Kinë, kanë kufizuar sasinë e parave që mund të tërhiqen.

Banka qendrore e Kinës vazhdon të ulë nivelin e rezervës së bankave, i cili normalisht duhet të sigurojë shumë më tepër likuiditet.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat