Pse NATO po shton masivisht trupat e reagimit të shpejtë!
NATO dëshiron të vërë në dispozicion thuajse tetë herë më shumë ushtarë se më parë për të qenë e përgatitur për ndonjë sulm të mundshëm. Ushtria gjermane do të marrë përsipër një rol të rëndësishëm.
Për shkak të luftës në Ukrainë, NATO dëshiron të rrisë numrin e forcave të saj të reagimit të shpejtë nga rreth 40,000 në më shumë se 300,000. Siç njoftoi Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në prag të samitit të NATO-s në Madrid, për këtë qëllim do të ristrukturohet forca e reagimit të shpejtë NRF. Kjo forcë ka disa muaj që është në gjendje gatishmërie për shkak të tensioneve me Rusinë.
Modifikimi i planifikuar është pjesë e një modeli të ri force për të gjithë zonën e aleancës. Ky mundëson që në një zonë ku ka nevojë të vendosen më shumë forca në gatishmëri të lartë pavarësisht se nga cili vend janë ato. Kjo do të thotë p.sh. që ushtarë gjermanë mund të caktohen për të mbështetur trupat lituaneze në rast të një sulmi rus.
Mbrojtja e krahut lindor përparësi kryesore
Sipas Stoltenbergut mbrojtja e krahut lindor të territorit të NATO-s ka përparësi kryesore për aleancën, e cila aktualisht ka 30 shtete anëtare. Ai pret që në samitin e NATO-s në Madrid të bëhet e qartë se aleatët e shohin Rusinë si "kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë".
Sipas tij grupet luftarake ekzistuese shumëkombëshe të NATO-s në shtetet anëtare në krahun lindor do të zgjerohen në nivel brigade. Aktualisht grupi i reagimit të shpejtë në Lituani përbëhet nga 1600 ushtarë. Një brigadë përbëhet zakonisht nga rreth 3,000 deri në 5,000 ushtarë.
Gjermania synon rol drejtues
Gjermania ka deklaruar se dëshiron të udhëheqë Brigadën e Trupave Luftarake në Lituani, e cila kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit. Ushtria gjermane Bundeswehr ka aktualisht rreth 1000 ushtarë në grupin e reagimit të shpejtë të NATO-s në Lituani, të cilët janë të integruar në brigadën e këmbësorisë lituaneze "Ujku i Hekurt".
Trupat e reagimit të shpejtë duhet të jenë gati veprime operacionale brenda dhjetë ditësh, kurse të tjerat për 30 ose 50 ditë. Detajet për rastet e emergjencave do të specifikohen në planet e reja të NATO-s për mbrojtjes rajonale, të cilat pritet të jenë gati vitin e ardhshëm. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Euro dhe Paundi nuk luhaten ndërsa Franga zvicerane fiton pikë!
Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme vijon edhe sot të blihet me 119 lekë dhe të shitet me 19.7 lekë sipas......

Lufta na gjeti të papërgatitur: Prodhimi i grurit ra gjatë 2021-shit, zëvendësohet nga misri. Perimet në rritje
Për vitin 2021 Shqipëria prodhoi 691 mijë tonë drithëra, nga të cilat 414 mijë ton misër, 225 mijë ton grurë dhe 15 mijë ton Elb, rezerva këto qe konsumohen......

Nuk blejmë dot avionë, për zjarret i marrim me qira - Blerja, 50 milionë dollarë! Do i marrim 100 orë në vit
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka raportuar këtë të hënë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku është vënë nën......

Kina “racionon” paranë - Banka qendrore vazhdon të ulë nivelin e rezervës së bankave
Në Kinë po përhapet një fenomen i njohur si “ekzekutim bankar”. Në fillim të këtij viti rreth një milion kinezë nuk kishin qasje në depozitat e tyre bankare në......

Shiti benzinën më lirë, pushohet nga puna! Dëmi i shkaktuar kompanisë, më shumë se 16 mijë dollarë
Cmimi i shtrenjtë i karburanteve po shkakton tensione kudo në botë për shkak të vështirësive që shkakton. Benzina dhe nafta shënojnë cmime rekord, duke......

Treni i parë me shpejtësi të lartë në SHBA - Rruga prej 379 km Dallas–Houston do të përshkohet për 90 minuta
Treni i parë me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë dritën e gjelbër. Gjykata e lartë e Teksas-it pasi një seri seancash në gjykatat......

Çmimi i shtrenjtë i karburanteve - Qytetarët në Maqedoninë e Veriut heqin dorë nga pushimet e shkurtra
Rritja e vazhdueshme e cmimeve të karburanteve ka bërë që qytetarët në Maqedoninë e Veriut të planifikojnë pushime më të gjata në qendrat turistike të vendit......

Franca, 8 miliardë euro ndihmë ndaj inflacionit - Plani për të ndihmuar familjet, të papunët dhe pensionistët
Rritja e vazhdueshme e cmimeve, tashmë jo vetëm për energjinë dhe karburantet por dhe për produktet bazë, ka dëmtuar rëndë fuqinë blerëse. Në Francë, po......