Bota Postuar më 28 Qershor 2022, 10:25

Si një kolaps kriptosh prej 60 miliardë dollarësh shqetësoi rregullatorët!

Nga SCAN TV

Rënia mahnitëse e një tokeni që ishte menduar të vlente gjithmonë 1 dollar ka tronditur investitorët dhe rregullatorët. Monedhat e qëndrueshme (stablecoins) supozohen të jenë çdo gjë që tokens si bitcoin dhe eteri nuk janë.

Ndërsa çmimi i bitcoin luhatet ndjeshëm, monedhat e qëndrueshme janë krijuar që të vlejnë njësoj si diçka tjetër, zakonisht dollari amerikan. Shumë monedha të qëndrueshme lëshohen gjithashtu drejtpërdrejt nga kompanitë, ndërsa bitcoin funksionon në mënyrë të pavarur nga çdo autoritet qendror.

Ngjarjet e fundit kanë treguar se jo të gjitha monedhat e qëndrueshme janë aq të qëndrueshme sa mendohet të jenë. TerraUSD, një monedhë e ashtuquajtur "algoritmike" e qëndrueshme, ra nën limitin e saj të paravendosur në mënyrë dramatike, duke u rrëzuar përfundimisht në fraksionin e një centi dhe duke fundosur bashkë një monedhë të lidhur me të.

Ky dështim ose fiasko ka çuar në një shqyrtim të ri nga rregullatorët, të cilët janë të shqetësuar se monedhat e qëndrueshme një ditë do të bëhen aq të mëdha sa mund të shkaktojnë dëme në ekonominë më të gjerë nëse dështojnë.

Tether, monedha e qëndrueshme më e madhe në botë, është një forcë prej 70 miliardë dollarësh në botën e kriptove. Por kompania, e cila pretendon se secila prej tyre mund të blihet për saktësisht një dollar, është përballur prej kohësh me dyshime në lidhje me asetet që e mbështesin atë. CNN

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat