Nafta, sesioni i tretë me radhë në rritje - Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara janë pranë kapacitetit të prodhimit
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po publikon fitime për të tretin sesion me radhë, pasi prodhuesit më të mëdhenj, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë të pamundur në rrisin prodhimin në mënyrë domethënëse, ndërsa trazirat në Libi dhe Ekuador kanë shtuar shqetësimet mbi furnizimin e tregut.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 110 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 116 dollarë për fuçi. Emiratet e Bashkuara dhe Arabia Saudite ishin parë si dy vendet e vetme të OPEC, që kanë kapacitete për të rritur prodhimin dhe të zëvëndësojnë naftën e munguar nga Rusia.
Por, ministri i energjisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, deklaroi se vendi i tij po prodhon pranë kapaciteteve maksimale, bazuar në kuotën e 3.1 milionë fuçive në ditë, sipas marrëveshjes së arritur mes OPEC dhe aleatëve, që ndryshe njihen si OPEC+.
Në anën tjetër, Arabia Saudite mund ta rrisë prodhimin edhe me 150 mijë fuçi në ditë, një shifër e pamjaftueshme për të plotësuar kërkesën në rritje. Kjo çështje u diskutua edhe në samitin e G7-ës, dhe u konfirmua nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili tha se nevojitet të gjenden tregje alternative.
Liderët e G7-ës po diskutojnë edhe vendosjen e një kufiri të mundshëm ndaj çmimit të naftës ruse, që do të dëmtonte financimin e luftës nga presidenti Vladimir Putin dhe do të ulte çmimet e energjisë.
Gjithashtu, një zyrtar i presidencës franceze i bëri thirrje fuqive globale të eksplorojnë të gjitha mundësitë për të ulur varësinë nga energjisa ruse, duke përfshirë edhe bisedime me vendet prodhuese, si Irani dhe Venezuela. Analistët kanë paralajmëruar se, trazirat politike në Ekuador dhe në Libi do të tkurrin më tej furnizimin e tregut.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - G7, në ditën e fundit të punimeve, në fokus samiti i NATO-s
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të zbehjes së optimizmit të investitorëve në rang global. Indeksi pan-Europian STOXX 600......

Pse NATO po shton masivisht trupat e reagimit të shpejtë!
NATO dëshiron të vërë në dispozicion thuajse tetë herë më shumë ushtarë se më parë për të qenë e përgatitur për ndonjë sulm të mundshëm. Ushtria gjermane do të......

Euro dhe Paundi nuk luhaten ndërsa Franga zvicerane fiton pikë!
Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme vijon edhe sot të blihet me 119 lekë dhe të shitet me 19.7 lekë sipas......

Lufta na gjeti të papërgatitur: Prodhimi i grurit ra gjatë 2021-shit, zëvendësohet nga misri. Perimet në rritje
Për vitin 2021 Shqipëria prodhoi 691 mijë tonë drithëra, nga të cilat 414 mijë ton misër, 225 mijë ton grurë dhe 15 mijë ton Elb, rezerva këto qe konsumohen......

Nuk blejmë dot avionë, për zjarret i marrim me qira - Blerja, 50 milionë dollarë! Do i marrim 100 orë në vit
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka raportuar këtë të hënë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku është vënë nën......

Kina “racionon” paranë - Banka qendrore vazhdon të ulë nivelin e rezervës së bankave
Në Kinë po përhapet një fenomen i njohur si “ekzekutim bankar”. Në fillim të këtij viti rreth një milion kinezë nuk kishin qasje në depozitat e tyre bankare në......

Shiti benzinën më lirë, pushohet nga puna! Dëmi i shkaktuar kompanisë, më shumë se 16 mijë dollarë
Cmimi i shtrenjtë i karburanteve po shkakton tensione kudo në botë për shkak të vështirësive që shkakton. Benzina dhe nafta shënojnë cmime rekord, duke......

Treni i parë me shpejtësi të lartë në SHBA - Rruga prej 379 km Dallas–Houston do të përshkohet për 90 minuta
Treni i parë me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë dritën e gjelbër. Gjykata e lartë e Teksas-it pasi një seri seancash në gjykatat......