Bota Postuar më 28 Qershor 2022, 09:51

Euro ngjitet pranë 1.06 dollarë - Investitorët presin inflacionin në Eurozonë dhe fjalimin e Lagarde

Nga SCAN TV

Euro po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në Eurozonë dhe të fjalimit që do të mbajë shefja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.

Monedha europiane i është afruar më shumë nivelit të 1.06 dollarëve, pasi inflacioni parashikohet që ketë qenë i lartë edhe gjatë këtij muaj, që do të thotë se BQE duhet të shtrëngojë më shumë politikën monetare.

Gjithsesi, luhatjet në këmbimin e monedhave të tjera kanë qenë të vogla, pasi tregtarët po përpiqen të pozicionohen mes shenjave të ngadalësimit të ekonomisë globale dhe rritjes së normave të interesit nga bankat qëndrore, që mund ta çojnë globin drejt një situate stagflacioni.

Analistët parashikojnë se Rezerva Federale në SHBA do ta normalizojnë normën bazë të interesit në rreth 3.5% vitin e ardhshëm, nga 4% që ishte vlerësimi i mëparshëm.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104, ndërsa më herët gjatë këtij muaj preku nivelin më të lartë në dy dekada, prej 105.79. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet poshtë 21 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1200 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat