“Ndërhyrje imazhi” në fshatra turistikë - FSHZH, hap tenderët për rigjenerimin urban
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur katër tenderë për ndërhyrje në 15 fshatra turistikë. Secili tender ka një vlerë prej 187 milionë e 500 mijë lekë dhe parashikon ndërhyrje për rigjenerim urban të tyre.
Në listën e fshatrave që do t’i nënshtrohen rigjenerimit janë fshatrat e lumit të Vlorës; Hekal, Klos, Vajzë, Plloçë, Tragjas e Kuç.
Po ashtu, në listë janë fshatrat Fushë-Studen, Sutaj e Seferan në zonën e Elbasanit dhe fshatrat Vermosh, Lepushë, Curraj i Epërm, Shishtavec, Radomirë dhe Rabdish në veri të vendit.
Në listë janë dhe fshatrat Qytezë, Arrëz, Sinicë, Rehovë, Leus e Sotirë.
Fshatrat turistikë shihen si një potencial i rëndësishëm në rritjen e ekonomisë dhe për këtë arsye ndërhyrjet për rigjenerimin urban të tyre sjellin jo vetëm rigjenerim fizik të mjediseve dhe ruajtjen e autenticitetit të tyre, por edhe rigjenerim të aktiviteteve që banorët dhe vizitorët zhvillojnë gjatë sezoneve turistike apo dhe gjatë gjithë vitit. Në impaktin social makro, rigjenerimi i këtyre fshatrave çon jo vetëm në përmirësimin e jetës së banorëve të zonës, por edhe rritjen e numrit të turistëve e vizitorëve.
Objektivi i përgjithshëm i ndërhyrjes është “Rritja e cilësisë së jetës të komuniteteve që popullojnë këto zona duke mundësuar ri-ekuilibrimin e funksionalitetit dhe imazhit të fshatit”.
“Këto ndërhyrje mund të variojnë nga restaurimi i zonave të qendrave rurale dhe trajtimit të fasadave, te krijimi i poleve tërheqëse si destinacione unike referuar si shtëpi muze, qendra të shitjes të produkteve bio, destinacione degustimi e qëndrimi, tipologji agroturizmi si destinacione unike, ritrajtim i aseteve publike lokale, etj.” shkruhet në dokumentet e tenderëve.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=IaSLg9Gu47M
Sondazh

Hiqen kontributet për pensionistët që punojnë - Nisma, do të marrin pensionin, por nuk do paguajnë më!
Ata që kanë dalë në pension por që vijojnë të jenë të vetëpunësuar, nuk do të paguajnë më kontribute sigurimesh shoqërore. Në këtë mënyrë, Këshilli i......

Mënyra të reja për të kursyer, buxhetuar dhe marrë hua ndërsa kriza ‘kafshon’ koston e jetesës!
Nga qarqet e parave te skemat e kursimit në vendin e punës, këto truke mund t'ju ndihmojnë të qëndroni në krye të gjërave në një kohë krize financiare dhe......

Rusët e pa sanksionuar në vështirësi për të shitur pronat luksoze në Londër – Mungesa e pronave të disponueshme shkakton rritje çmimesh
Lufta në Ukrainë po e bën të vështirë edhe për rusët e pasanksionuar shitjen e pronave ekskluzive të banimit në Britani, duke shtuar mungesën e furnizimit që......

Si një kolaps kriptosh prej 60 miliardë dollarësh shqetësoi rregullatorët!
Rënia mahnitëse e një tokeni që ishte menduar të vlente gjithmonë 1 dollar ka tronditur investitorët dhe rregullatorët. Monedhat e qëndrueshme (stablecoins)......

Euro ngjitet pranë 1.06 dollarë - Investitorët presin inflacionin në Eurozonë dhe fjalimin e Lagarde
Euro po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në Eurozonë dhe të fjalimit që do të mbajë......

Nafta, sesioni i tretë me radhë në rritje - Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara janë pranë kapacitetit të prodhimit
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po publikon fitime për të tretin sesion me radhë, pasi prodhuesit më të mëdhenj, si Arabia Saudite dhe......

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - G7, në ditën e fundit të punimeve, në fokus samiti i NATO-s
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të zbehjes së optimizmit të investitorëve në rang global. Indeksi pan-Europian STOXX 600......

Pse NATO po shton masivisht trupat e reagimit të shpejtë!
NATO dëshiron të vërë në dispozicion thuajse tetë herë më shumë ushtarë se më parë për të qenë e përgatitur për ndonjë sulm të mundshëm. Ushtria gjermane do të......