Performanca e ujësjellësve të rinj - Treguesit/ Vëmendje borxheve ndaj OSHEE-së, por eficienca e energjisë lihet jashtë

Pas reformës që redukton ndjeshëm numrin e ndërmarrjeve në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar treguesit e rinj të performacës që duhet të përmbushin shoqëritë rajonale të krijuara. Uji pa të ardhura, niveli i faturimit, eficienca e stafit dhe norma e arkëtimit të faturave korrente dhe atyre të përgjithshme, janë treguesit që nuk kanë pësuar ndryshim.
Ndërkohë që, sipas vendimit të ri janë shtuar disa tregues të rinj, si dhe janë hequr disa që aplikoheshin deri më tani. Ajo që bie në sy është fakti se pjesë e këtyre treguesve nuk do të jenë më: Kohëzgjatja e furnizimit me ujë, mbulimi me furnizim me ujë dhe mbulimi me kanalizime.
Gjithashtu, tregues performance nuk do të jetë më mbulimi i plotë i kostove të operimit dhe mirëmbajtjes, por vetëm likujdimi i faturës korrente të OSHEE-së. Ndërkaq, një tregues që është shtuar në këtë drejtim është reduktimi i debisë ndaj OSHEE-së, ku vlen të theksohet se borxhet e ujësjellësve për faturat e energjisë janë në nivele tejet të larta.
Gjithsesi, ndonëse i është kushtuar rëndësi moskrijimit të borxheve të reja, si dhe uljes së stokut të atyre ekzistuese në drejtim të faturave të energjisë elektrike, indikatorët e rinj kanë lënë jashtë eficiencën e energjisë.
Për herë të parë, gjatë vitit 2022 Enti Rregullator i Ujit përfshiu këtë tregues, duke iu referuar metodologjisë së re të tarifave, si dhe duke specifikuar se ai merr një vëmendje të veçantë edhe në përgjigje të krizës globale të energjisë elektrike. Për vitin 2022 eficienca e energjisë për furnizimin me ujë në sektor është 0.69 kWh/m³. Jashtë indikatorëve janë lënë edhe ankesat e klientëve, që gjithashtu u përfshinë për herë të parë gjatë vitit që shkoi.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Aksidentet me makina, rastet kur dëmin e paguan vetë shoferi - Xhillari: Kur drejtuesit janë në shkelje të ligjit, kompanitë i çojnë në gjykatë
Ekspertja e tregut të sigurimeve Venera Xhillari thotë se ndryshimet e fundit ligjore përcaktojnë që drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë aksidentet janë në......

Akademiku përjashton rënien e euros nga zgjedhjet: Ka spekulime - Elvin Meka: Nëse do të ishin shpërndarë euro për votime, rënia do vijonte akoma
Akademiku Elvin Meka e përjashton efektin e zgjedhjeve në zhvleftësimin e euros në raport me lekun. Në një intervistë eksluzive për Scan Update, ai thotë që në......

Ministrja Krifca: Zhvillimi i agroturizmit, fuqi për rivitalizimin e fshatrave dhe prodhimeve autentike
“Shija e pyllit në tryezat tona” ishte tema e aktivitetit të organizuar nga Shoqata e Agroturizmit në Shqipëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Agroturizmit,......

Italia qendrore “gjunjëzohet” nga përmbytjet - Viktima dhe dëme materiale prej miliarda eurosh
Vijon situata e motit të keq në Itali që deri tani ka shkaktuar 9 viktima në Emilia-Romagna. Gjendja e alarmit për zonën do të jetë në fuqi dhe gjatë ditës së......

Energjia elektrike nga era dhe dielli - Portugalia prodhon më shumë se 50% të saj në këtë mënyrë
Dielli dhe era prodhuan më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të Portugalisë për herë të parë muajin e kaluar, sipas të dhënave të reja nga grupi i......

British Petroleum gjobitet 40 milionë dollarë - Shuma rekord për ndotjen e ajrit në SHBA
Një nga njësitë e British Petroleum do të paguajë një gjobë rekord prej 40 milionë dollarësh pas vërtetimit të akuzave civile të SHBA-së se rafineria e saj e......

Borxhi global nuk ndalet! - Në vendet në zhvillim kalohet pragu prej 100 trilionë dollarësh
Masa e borxhit në të gjithë globin u rrit në tremujorin e parë në pothuajse 305 trilionë dollarë dhe kostoja në rritje për shërbimin e këtij borxhi po shkakton......

Bizneset amerikane i “luten” kongresit - “Shpallja e falimentimit do të ishte katastrofë për vendin”
Pothuajse 150 drejtues biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan për pasojat e tmerrshme të një dështimi të mundshëm nga qeveria federale për......