Shqipëria Postuar më 18 Maj 2023, 13:10

Ministrja Krifca: Zhvillimi i agroturizmit, fuqi për rivitalizimin e fshatrave dhe prodhimeve autentike

Nga SCAN TV
Ministrja Krifca: Zhvillimi i agroturizmit, fuqi për rivitalizimin e

“Shija e pyllit në tryezat tona” ishte tema e aktivitetit të organizuar nga Shoqata e Agroturizmit në Shqipëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Agroturizmit, ka organizuar aktivitetin me temë “Shija e pyllit në tryezat tona”, ku pjeswmarrwse ka qwnw edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Ministrja, në fjalën e saj, u ndal në sfidat me të cilat përballet ky sektor, si dhe ndikimin që ka agroturizmi në zhvillimin dhe rivitalizimin e zonave rurale.

“Tek një nga pikat agroturistike, në Petrelë, folëm me të ata që udhëheqin sipërmarrje të mëdha e ata prodhues që synojnë të kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina, të cilët janë bërë pjesë e rrjetit fantastik të Shoqatës së Agroturizmit”, u shpreh Krifca.

“Folëm për sfida e sukseset si dhe për fuqinë e agroturizmit për të rivitalizuar fshatrat dhe prodhimet tona autentike që po i jep një frymë të re zhvillimi zonave tona të thella rurale”, theksoi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Kjo fermë është një sipërmarrje e ngritur mbi bazën e fermës organike dhe nën emrin e saj, simbolizon dhe përçon lidhjen e ngushtë me traditën e kuzhinës që serviret në këtë restorant.

Modelet agroturistike ku mbizotërojnë fermat organike, janë mjaft të preferuara për vizitorët e turistët e huaj, krahas asetit dhe vlerës së shtuar që bartin për ekonominë rurale.

Falë risisë së politikave mbështetëse, agroturizmi shënoi një zgjerim të shpejtë dhe dinamik në të gjithë vendin. Tipologjia e strukturave agroturistike ndryshon nga njëra te tjetra, duke iu përshtatur pozitave gjeografike ku shtrihen dhe duke krijuar një tablo të larmishme të sipërmarrjeve të kësaj natyre, që gjallëruan pak e nga pak ekonominë rurale dhe vijojnë të zgjojnë  interes për më shumë diversifikimin.

Tashmë duket se sektori ka arritur një pikë maturimi, duke hedhur edhe hapat e para të konsolidimit të plotë të saj . Vetëm pak kohë më parë u njoftua edhe krijimi i Shoqatës së Agroturizmit, e cila bashkëpunon me MBZHR për zhvillimin më tej të këtij sektori në vendin tone, që është kthyer në atraksion për turistët, punësim për banorët e zonave rurale dhe gjenerim të ardhurash për ekonominë rurale.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat