Bota Postuar më 18 Maj 2023, 12:00

British Petroleum gjobitet 40 milionë dollarë - Shuma rekord për ndotjen e ajrit në SHBA

Nga SCAN TV
British Petroleum gjobitet 40 milionë dollarë - Shuma rekord për

Një nga njësitë e British Petroleum do të paguajë një gjobë rekord prej 40 milionë dollarësh pas vërtetimit të akuzave civile të SHBA-së se rafineria e saj e naftës me bazë në Indiana ka shkelur ligjet federale që synojnë frenimin e emetimeve të benzenit që shkaktojnë kancer në ujërat e zeza dhe ndotësve të tjerë të dëmshëm. Lajmi u konfirmua nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Kompanisë së naftës do i kërkohet të bëjë investime të konsiderueshme për të frenuar ndotjen me benzen në rafinerinë e saj 134-vjeçare Whiting, Indiana, e cila ka një histori të shkeljes së rregulloreve federale që kufizojnë benzenin në rrjedhat e ujërave të zeza të rafinerisë.

Marrëveshja midis ‘BP Products North America’, Departamentit të Drejtësisë dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit do t'i kërkojë gjithashtu kompanisë të investojë rreth 197 milionë dollarë në teknologji të re dhe përmirësime të tjera kapitale për të reduktuar ndotjen e ajrit.

Këto përmirësime pritet të zvogëlojnë benzenin me rreth shtatë ton në vit, ndotësit e tjerë të rrezikshëm të ajrit - HAP me 28 ton në vit dhe emetimet e përbërësve organikë të paqëndrueshëm - VOC me 372 tonë në vit në rafinerinë e saj Whiting në Indiana.

Sipas departamentit amerikan të drejtësisë kjo zgjidhje i dërgon një mesazh të rëndësishëm industrisë së rafinimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin veprime vendimtare kundër emetimeve të paligjshme. Rafineria do të zbatojë kontrolle që do të përmirësojnë shumë cilësinë e ajrit dhe do të zvogëlojnë ndikimet shëndetësore në komunitetet që rrethojnë objektin.

BP tha se investimet kapitale për të cilat është rënë dakord do të bëhen në koordinim të ngushtë me rregullatorët shtetërorë dhe federalë gjatë disa viteve të ardhshme.

Rafineria Whiting e BP në Indiana e cila prodhon 435 mijë fuçi në ditë, është e gjashta më e madhe për nga kapaciteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më e madhja e kompanisë në vend, sipas Administratës së Informacionit të Energjisë së SHBA.

Kompania raportoi një fitim rekord prej 28 miliardë dollarësh për vitin 2022, duke iu bashkuar kompanive të tjera të mëdha të naftës në fitime të mëdha pasi çmimet e energjisë u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat