Bota Postuar më 18 Maj 2023, 10:14

Dollari, në nivelin më të lartë në 7 javë - Biden dhe McCarthy, pranë arritjes së marrëveshjes për borxhin

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të lartë në 7 javë - Biden

Dollari amerikan është ngjitur në nivelin më të lartë në 7 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi presidenti amerikan, Joe Biden dhe kreu i republikanëve në Kongres, Kevin McCarthy kanë bërë progres në bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit, duke rritur shanset për të shmangur një falimentim shkatërrues për ekonominë më të madhe në botë.

Biden dhe McCarthy nënvizuan gatishmërinë për të arritur një marrëveshje së shpejti, për të rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarë. Paundi britanik po qëndron në nivelin më të ulët në 3 javët e fundit, prej 1.2480 dollarë. Në anën tjetër, euro po këmbehet në rreth 1.08 dollarë. ndërkohë, pas publikimit të disa të dhënave në SHBA, investitorët janë ndryshuar edhe parashikimet në lidhje me politikat monetare të Rezervës Federale.

Tashmë, ata presin që banka qendrore amerikane të bëjë një pushim më të gjatë, përpara se të fillojë me uljen e normave të interesit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 27,200 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1820 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat