Europa Postuar më 18 Maj 2023, 11:51

Spiralja e rritjes së pagave dhe çmimeve - Banka Qendrore e Anglisë rriti normat e interesit 12 herë rradhazi

Nga SCAN TV
Spiralja e rritjes së pagave dhe çmimeve - Banka Qendrore e

Pas më shumë se një viti paralajmërimesh, Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, u shpreh se Mbretëria e Bashkuar akualisht po përjeton një spirale të çmimeve dhe pagave, pavarësisht 12 rritjeve të njëpasnjëshme të normave të interesit të bankës qendrore. Sipas tij disa nga forcat në inflacionin bazë pasqyrojnë pasojat indirekte të çmimeve më të larta të energjisë. Por gjithashtu reflektojnë pasoja të raundit të dytë pasi goditjet e jashtme që kemi parë ndërveprojnë me gjendjen e ekonomisë së brendshme. Ai shtoi se ndërsa inflacioni total bie, këto efekte të raundit të dytë nuk ka gjasa të zhduken aq shpejt sa u shfaqën. Këto fusha të këmbënguljes, vazhdoi ai, përfshijnë rritjen e pagave të brendshme dhe vendosjen e çmimeve.

Kjo situatë rrezikon një spirale paga-çmime - një teori spas së cilës punëtorët negociojnë për rritjen e pagave ndërsa inflacioni rritet, duke nxitur kërkesën më të lartë dhe duke i shtyrë kompanitë të rrisin çmimet për të kompensuar shpenzimet më të mëdha. Kjo nga ana tjetër i lë punëtorët që kërkojnë paga më të larta për të përballuar mallra dhe shërbime - duke përjetuar të ashtuquajturat “pasoja të raundit të dytë”.

Norma e inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar befasoi ekonomistët duke ruajtur nivelin mbi 10% në mars. Inflacioni bazë, duke përjashtuar ushqimet, energjinë, alkoolin dhe duhanin, ka qenë i qëndrueshëm në muajin e mëparshëm në nivelin 5.7%. Bailey vuri në dukje se rritja nominale e pagave - e parregulluar për inflacionin - dhe inflacioni i çmimeve të shërbimeve kishte ndodhur në përputhje me parashikimet e bankës. Banka e Anglisë sheh shenja të një ngadalësimi të rritjes së pagave, por vëren se inflacioni i shërbimeve mbetet i lartë.

Komiteti i politikës monetare të bankës “vazhdon të gjykojë se rreziqet ndaj inflacionit janë anuar ndjeshëm drejt rritjes”, tha ai, dhe do të vazhdojë të rregullojë normën kryesore bankare për të arritur objektivin e saj të inflacionit deri në 2%.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat