Eleminimi i trafikut gjatë sezonit veror, ARRSH: Nga 19 maj, jo qarkullim kamionësh në aksin Thumanë–Fushë Krujë–Kamëz

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë e Shtetit do të bëjnë devijim të përkohshëm trafiku për mjetet e rënda në aksin rrugor Thumanë–Fushë Krujë–Kamëz. Devijimi do të nisë nga data 19 maj, përgjatë orarit 06:00-20:00 dhe do të vazhdojë deri në përfundim të ssezonit veror.
“Me qëllim disiplinimin e trafikut gjatë sezonit turistik veror, duke marrë në konsideratë numrin e lartë të mjeteve, do të bëhet një devijim i përkohshëm i qarkullimit të kamionëve me peshë mbi 7.5 T nga Fushë Mamurrasi në kryqëzimin e Luzit sipas skemës së treguar më poshtë
Ky devijim do të fillojë ditën e premte datë 19.05.2023, përgjatë orarit 06:00–20:00 dhe do të vazhdojë deri në përfundim të sezonit veror. Janë marrë të gjitha masat sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe për vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës” njofton ARRSH ndërsa kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve lidhur me këtë devijim.
SCAN
Sondazh

Dollari, në nivelin më të lartë në 7 javë - Biden dhe McCarthy, pranë arritjes së marrëveshjes për borxhin
Dollari amerikan është ngjitur në nivelin më të lartë në 7 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi presidenti amerikan,......

Bisedimet për borxhin mbështesin tregjet - Demokratët dhe republikanët në SHBA, marrëveshje deri në fund të javës
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të progresit të bërë në bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Indeksi......

'TEDA Kashar', 115 milionë lekë për shpronësime për projektin strategjik të zonës së zhvillimit teknologjik në kryeqytet
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i......

Miratohet fondi 144 milionë lekë për shpronësimet në aksin e ri rrugor që bashkon Shëngjinin me Velipojën
Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të ri për shpronësime në kuadër të projektit të bashkimit të dy bregdeteve, Shëngjin dhe Velipojë, përmes ndërtimit të......

VKM për turizmin, 45 milionë lekë për promovimin e destinacioneve dhe produkteve shqiptare
Një fond 45 milionë lekësh i është akorduar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për programin e zhvillimit të turizmit. Ky buxhet do të përdoret për për......

OBSH paralajmëron: 66% shanse që ngrohja globale të tejkalojë 1.5°C në 5 vitet e ardhshme!
Temperaturat globale ka të ngjarë të rriten në nivele rekord në pesë vitet e ardhshme, ka paralajmëruar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). Të ushqyer......

Programi “Young Cells”/ Ambasadorja e BE-së: Projekti synon që administrata publike të arrijë standardet e BE-së!
Gjatë prezantimit të programit “Young Cells”, në konferencën e organizuar nga Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me ministren e Shtetit për......

Orikum-Dukat, gati për sezonin turistik - Balluku: Do të hapet për qarkullimin e automjeteve, punimet mbyllen përpara afatit
Aksi rrugor Orikum – Dukat do të hapet për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik, ndërkohë që punimet do të mbyllen tërësisht në muajin shtator.......