Bizneset amerikane i “luten” kongresit - “Shpallja e falimentimit do të ishte katastrofë për vendin”

Pothuajse 150 drejtues biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan për pasojat e tmerrshme të një dështimi të mundshëm nga qeveria federale për detyrimet e saj të borxhit. Ata shprehën shqetësimin e tyre në një letër të hapur dërguar presidentit Joe Biden dhe udhëheqësve të lartë të Kongresit.
Krerët e korporatave të mëdha dhe institucioneve financiare nënshkruan letrën, duke përfshirë kryetarët dhe CEO të Morgan Stanley, Goldman Sachs, bursën Nasdaq dhe kompaninë me kosto të ulët JetBlue. Letra përfaqëson një nga mesazhet paralajmëruese më të ashpra nga komuniteti i biznesit amerikan në vitet e fundit, sipas analistëve të medias.
Ndër të tjera në letër thuhet se dështimi për të zgjidhur ngërçin aktual mund të ketë pasoja më negative. Edhe pse ekonomia amerikane është përgjithësisht e fortë, inflacioni i lartë ka krijuar strese në sistemin financiar vendas, duke përfshirë disa dështime bankare të fundit. Shumë më keq do të ndodhë nëse kombi dështon në detyrimet ndaj borxhit, çka do të dobësonte pozicionin e vendit në sistemin financiar botëror.
Shkalla më e afërt në të cilën që SHBA i është afruar falimentimit ishte në vitin 2011 kur një mosmarrëveshje e ngjashme politike në Kongres rezultoi në humbjen e vlerësimit të saj të kreditit AAA. Ai përfundoi si një vit i mjerueshëm për tregun dhe ekonominë.
Për më shumë drejtuesit e bizneseve shprehen se pasiguria e rritur nga kjo krizë rezultoi në 1.2 milionë vende pune më pak, një normë papunësie më të lartë 0.7 pikë përqindjeje dhe një ekonomi 180 miliardë dollarë më të vogël.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen paralajmëroi në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit të hënën se qeveria mund të mos paguajë detyrimet e saj të borxhit që më 1 qershor. Kjo nëse Kongresi nuk arrin të mbledhë shumën e parave që vendi mund të marrë hua për të paguar borxhet e tij.
Mospagimi i borxhit do të shkaktonte vështirësi të mëdha për familjet amerikane, do të dëmtonte pozitën udhëheqëse globale të SHBA-së dhe do të ngrinte pikëpyetje për SHBA-në në aftësinë e vendit për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë kombëtare, sipas Yellen.
Presidenti Joe Biden dhe republikani i Kongresit amerikan Kevin McCarthy thanë se do të vazhdojnë bisedimet për të rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilion dollarësh të vendit dhe për të shmangur një falimentim katastrofik ekonomik.
Pas një mosmarrëveshjeje disa mujore, presidenti demokrat dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve ranë dakord të martën të negociojnë drejtpërdrejt për një marrëveshje, e cila duhet të arrihet dhe të miratohet nga të dy dhomat e Kongresit përpara se qeverisë federale t'i mbarojnë paratë për të paguar faturat e saj, që më 1 qershor.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Spiralja e rritjes së pagave dhe çmimeve - Banka Qendrore e Anglisë rriti normat e interesit 12 herë rradhazi
Pas më shumë se një viti paralajmërimesh, Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, u shpreh se Mbretëria e Bashkuar akualisht po përjeton një spirale të......

BE-ja vendos rregulla të ashpra tatimore për transaksionet e kriptove dhe pastrimin e parave përmes tyre
Ministrat e BE ranë dakord për rregulla më të forta për të goditur përdorimin e kriptomonedhave në mashtrimet tatimore, pasi Brukseli forcon përpjekjet e tij......

Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD - Të mërkurën çmimet u rritën me 3%, ndikon optimizmi për borxhin në SHBA
Nafta po qëndron në rënie në lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, si pasojë e optimizmit për arritjen e një marrëveshje mbi......

Eleminimi i trafikut gjatë sezonit veror, ARRSH: Nga 19 maj, jo qarkullim kamionësh në aksin Thumanë–Fushë Krujë–Kamëz
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë e Shtetit do të bëjnë devijim të përkohshëm trafiku për mjetet e rënda në......

Dollari, në nivelin më të lartë në 7 javë - Biden dhe McCarthy, pranë arritjes së marrëveshjes për borxhin
Dollari amerikan është ngjitur në nivelin më të lartë në 7 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi presidenti amerikan,......

Bisedimet për borxhin mbështesin tregjet - Demokratët dhe republikanët në SHBA, marrëveshje deri në fund të javës
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të progresit të bërë në bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Indeksi......

'TEDA Kashar', 115 milionë lekë për shpronësime për projektin strategjik të zonës së zhvillimit teknologjik në kryeqytet
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i......

Miratohet fondi 144 milionë lekë për shpronësimet në aksin e ri rrugor që bashkon Shëngjinin me Velipojën
Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të ri për shpronësime në kuadër të projektit të bashkimit të dy bregdeteve, Shëngjin dhe Velipojë, përmes ndërtimit të......