Borxhi global nuk ndalet! - Në vendet në zhvillim kalohet pragu prej 100 trilionë dollarësh

Masa e borxhit në të gjithë globin u rrit në tremujorin e parë në pothuajse 305 trilionë dollarë dhe kostoja në rritje për shërbimin e këtij borxhi po shkakton shqetësim në lidhje me levën e sistemit financiar, sipas studimeve më yë fundit.
Instituti i Financave Ndërkombëtare bëri të ditur se borxhi global u rrit me 8.3 trilionë dollarë në tre muajt e parë të këtij viti krahasuar me fundin e 2022 - shit në 304.9 trilionë dollarë, më i larti që nga tremujori i parë i vitit të kaluar dhe i dyti më i larti i bërë ndonjëherë në ndonjë lexim tremujori. Në raportin tremujor IIF u shpreh se borxhi global aktualisht është 45 trilionë dollarë më i lartë se niveli i tij para pandemisë dhe pritet të vazhdojë të rritet me shpejtësi.
Pasi arriti kulmin afër 360% në vitin 2021, raporti i borxhit ndaj prodhimit është stabilizuar rreth 335%, mbi nivelet para pandemisë.
Plakja e popullsisë dhe rritja e kostove të kujdesit shëndetësor vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi shpenzimet mbi qeveritë, ndërsa “tensionet e përshkallëzuara gjeopolitike pritet gjithashtu të nxisin rritje të mëtejshme në shpenzimet e mbrojtjes kombëtare në afat të mesëm. Raporti u fokusua pjesërisht në efektet e rritjes së shpejtë të normave të vitit të kaluar në disa nga bilancet bankare.
IIF shprehu shqetësimin se praktikat më të shtrënguara të huadhënies midis bankave më të vogla do të dëmtonin më shumë disa biznese dhe familje. Kjo duke pasur parasysh rolin qendror të bankave rajonale në ndërmjetësimin e kredisë në SHBA, dhe se shqetësimet për pozicionet e tyre të likuiditetit mund të rezultojnë në një tkurrje të mprehtë të kreditimit për disa segmente. IIF vuri në dukje gjithashtu rritjen ndërmjetësimit të kredisë nga institucionet financiare jo banka.
Raporti tregoi se 75% e tregjeve në zhvillim pa një rritje të niveleve të borxhit në dollarë në tremujorin e parë, me shifrën e përgjithshme që kaloi mbi 100 trilionë për herë të parë. Kina, Meksika, Brazili, India dhe Turqia shënuan rritjet më të mëdha, treguan të dhënat.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Bizneset amerikane i “luten” kongresit - “Shpallja e falimentimit do të ishte katastrofë për vendin”
Pothuajse 150 drejtues biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan për pasojat e tmerrshme të një dështimi të mundshëm nga qeveria federale për......

Spiralja e rritjes së pagave dhe çmimeve - Banka Qendrore e Anglisë rriti normat e interesit 12 herë rradhazi
Pas më shumë se një viti paralajmërimesh, Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, u shpreh se Mbretëria e Bashkuar akualisht po përjeton një spirale të......

BE-ja vendos rregulla të ashpra tatimore për transaksionet e kriptove dhe pastrimin e parave përmes tyre
Ministrat e BE ranë dakord për rregulla më të forta për të goditur përdorimin e kriptomonedhave në mashtrimet tatimore, pasi Brukseli forcon përpjekjet e tij......

Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD - Të mërkurën çmimet u rritën me 3%, ndikon optimizmi për borxhin në SHBA
Nafta po qëndron në rënie në lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, si pasojë e optimizmit për arritjen e një marrëveshje mbi......

Eleminimi i trafikut gjatë sezonit veror, ARRSH: Nga 19 maj, jo qarkullim kamionësh në aksin Thumanë–Fushë Krujë–Kamëz
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë e Shtetit do të bëjnë devijim të përkohshëm trafiku për mjetet e rënda në......

Dollari, në nivelin më të lartë në 7 javë - Biden dhe McCarthy, pranë arritjes së marrëveshjes për borxhin
Dollari amerikan është ngjitur në nivelin më të lartë në 7 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi presidenti amerikan,......

Bisedimet për borxhin mbështesin tregjet - Demokratët dhe republikanët në SHBA, marrëveshje deri në fund të javës
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të progresit të bërë në bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Indeksi......

'TEDA Kashar', 115 milionë lekë për shpronësime për projektin strategjik të zonës së zhvillimit teknologjik në kryeqytet
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i......