Shqipëria Postuar më 18 Maj 2023, 13:35

Akademiku përjashton rënien e euros nga zgjedhjet: Ka spekulime - Elvin Meka: Nëse do të ishin shpërndarë euro për votime, rënia do vijonte akoma

Nga SCAN TV
Akademiku përjashton rënien e euros nga zgjedhjet: Ka spekulime -

Akademiku Elvin Meka e përjashton efektin e zgjedhjeve në zhvleftësimin e euros në raport me lekun. Në një intervistë eksluzive për Scan Update, ai thotë që në rast se kjo do të ishte e vërtetë, euro duhej të thellonte më tej rënien në ditët paszgjedhore.

Ajo që ka ndodhur, sipas tij, është që aktorë të ndryshëm mund të kenë shfrytëzuar efektin psikologjik të momentin për të spekuluar apo manipuluar me kursin e këmbimit.

Ndërsa pësoi një rënie drastike në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, monedha evropiane nisi të forcohej me shpejtësi menjëherë pas ditës së zgjedhjeve.

Lorenc Rabeta/SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat