Europa Postuar më 20 Prill 2023, 10:00

Parisi, qyteti me rrezikun më të madh të vdekshmërisë - Shkak temperaturat e larta dhe pasojat tek personat mbi 85 vjeç

Nga SCAN TV
Parisi, qyteti me rrezikun më të madh të vdekshmërisë -

Parisi është qyteti në Europë që ka rrezikun më të lartë të vdekshmërisë nga i nxehti. Ky fakt rezulton nga një studim i kryer nga revista shkencore “The Lance Planetary”. Sipas të dhënave, kur temperatura është shumë e lartë, vdekshmëria shumëfishohet me 1.6 herë mes personave mbi 85 vjec. Shkencëtarët kanë studiuar nivelin e vdekshmërisë në 854 qytete me më shumë se 50 mijë banorë në 30 vende europiane për periudhën 2000 – 2019.

Shkencëtarët britanikë janë përqendruar tek rreziku i vdekshmërisë lidhur me temperaturat ekstreme në Europë. Po sipas studimeve të tyre Londra është qyteti ku rreziku për të vdekur nga i ftohti është më i madh se në cdo qytet tjetër.

Për një përgatitje më të mirë për rreziqet aktuale klimatike dhe atyre që do të shtohen në të ardhmen, shkencëtaret kanë analizuar një seri të dhënash si: buletinet metereologjike, të dhënat demografike për të rriturit mbi 20 vjec, informacione mbi infrastrukturën, por dhe faktorë socio ekonomikë, topografikë dhe ambientalë.

Të dhënat janë marrë nga Eurostat, por dhe nga MCC, një instrument bashkëpunimi ndërkombëtar, NASA si dhe organizata europiane  e monitorimit të klimës Copernicus. Falë këtyre instrumenteve, shkencëtarët ishin në gjendje të vlerësonin rreziqet e temperaturave ekstreme në bazë të pozicioneve gjeografike të europianëve. Objektivi ishte krijimi i një ideje të qartë të qyteteve në të cilat temperatuarat ekstreme – të nxehta apo të fthta – mund të kenë pasoja më të mëdha në shëndetin dhe vdekshmërisë së baonrëve të tyre.

Rezultatet tregojnë qartë se Europa Perëndimore, një rajon i cili po ngrohet deri në katër herë më shpejt se pjesa tjetër e botës, është dhe ajo që vuan më shumë pasoja që lidhen me këto temperatura. Dhe sipas studimit Parisi dhe Londra janë dy qytetet e mëdha europiane më të rrezikuara. Fakti që Parisi mban këtë rekord negativ ka të bëjë me vulnerabilitetin e banorëve të kryeqytetit francez, por sidomos me urbanizimin shumë të papërshtatshëm për një mot të nxehtë.

Parisi është një nga qytetet më të ekspozuar ndaj fenomenit të ishullit të nxehtësisë urbane. Sipas Institutit të Rajonit të Parisit, "ndryshime të konsiderueshme të temperaturës mund të vërehen midis Parisit dhe zonave rurale.

I ftohti është edhe më vdekjeprurës se i nxehti në Europë - por globalisht është e kundërta: 203.620 njerëz vdiqën nga i ftohti në Europë në periudhën e studiuar, kundrejt 20.173 për shkak të nxehtësisë. Londra kryeson listën e vdekshmërisë së tepërt nga të ftohtit, edhe pse nuk është qyteti më i ftohtë në Europë. Bëhet fjalë për varfërinë e një pjese të popullsisë e cila i detyron ata të jetojnë në banesa më pak të ngrohura dhe mbi të gjitha të izoluara keq.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat