Europa Postuar më 20 Prill 2023, 09:58

Marrëveshje për prodhimin e gjysmëpërçuesve - BE synon reduktimin e varësisë nga furnizuesit aziatikë

Nga SCAN TV
Marrëveshje për prodhimin e gjysmëpërçuesve - BE

Arrihet marrëveshja në Parlamentin Europian për rritjen e prodhimit të gjysmëpërçuesve, thelbësorë për shumë industri strategjike si mjetet e transportit, makineritë industriale dhe mbrojtja. Qëllimi është të shmanget kriza e përjetuar vitin e kaluar me luftën në Ukrainë, pas pandemisë, duke reduktuar varësinë e brishtë nga furnizuesit aziatikë, veçanërisht nga kompanitë nga Kina dhe Tajvani që dominojnë tregun. Sipas zyrtarëve, qëllimi mbetet siguria se do të garantohet një nivel minimal i prodhimit të çipave në Bashkimin Europian dhe gjithashtu të bashkëpunohet ngushtë me partnerë me të njëjtin mendim.

Me aktin Chips, BE synon të dyfishojë pjesën e tij në tregun global, duke e çuar atë në 20 % në vitin 2030, me mbi 43 miliardë euro investime publike dhe private, duke katërfishuar prodhimin. Një hap vendimtar për zhvillimin e teknologjive inovative në një shkallë të gjerë. Kjo do të lejojë ribalancimin dhe sigurimin e zinxhirëve furnizues.

Legjislacioni europian për gjysmëpërçuesit do të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e Europës në teknologjitë dhe aplikimet e gjysmëpërçuesve dhe do të ndihmojë në arritjen e tranzicionit dixhital dhe të gjelbër.

Gjysmëpërçuesit janë asete strategjike për zinxhirët kryesorë të vlerës industriale. Mungesa globale e fundit e gjysmëpërçuesve ka çuar në mbylljen e fabrikave në një sërë industrish, nga automjetet tek pajisjet mjekësore. Kjo ka nxjerrë në pah varësinë ekstreme të zinxhirit global të gjysmëpërçuesve nga një numër shumë i kufizuar aktorësh në një kontekst kompleks gjeopolitik.

Dorina Kurtaj /SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......