Pandemia rriti numrin e lejeve të lindjes - Mbi 16 mijë gra përfituese, kryesojnë punonjëset në privat

Përpos efekteve negative që ka sjellë në ekonominë e vendit, punësim dhe në jetën e qytetarëve në tërësi, pandemia duket se ka ndikuar pozitivisht në rritjen e lindshmërisë.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të përpunuara nga TV SCAN, përgjatë vitit që lam pas afro 16.336 gra kanë përfituar leje lindje më të drejtë pagese nga buxheti i sigurimeve shoqërore. Shifra është në rritje progresive në 5 vitet e fundit, ndërsa rezultojnë mbi 2 mijë përfituese më shumë se ne vitin para pandemisë 2019.
Shumica prej tyre apo afro 6585 janë punonjëse në firma private, duke u ndjekur nga gratë që rezultojnë të vetëpunësuara në bujqësi, ku kanë përfituar leje lindje 5525 gra. Më pak leje të dhëna figurojnë për gratë e punësuara në institucionet buxhetore apo të vetëpunësuara të cilat në total së bashku regjistrohen në shifrën e 4 mijë përfitueve.
Kjo pagesë e dhënë nga buxheti i ISSH, korrespondon me 80 për qind të pagës neto për gratë e punësuara që marrin leje lindje, për 6 muajt e pare, dhe më pas për periudhën tjetër reduktohet në 50 për qind.
Po ashtu kjo kategori përfiton edhe një shpërblim në rast se të dy bashkëshortët janë në marrëdhënie pune si dhe bonusin, I cili është 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=WB5kNgVHXRI
Sondazh

Italia trefishon të varfrit: Mbi 5.6 milionë njerëz në varfëri absolute në vitin 2021
Numri i individëve në varfëri absolute në Itali pothuajse u trefishua nga viti 2005 në 2021, nga 1.9 në 5.6 milionë (9.4% e totalit), ndërsa familjet u......

ERE, 208 milionë lekë nga pagesat rregullatore - Miratohen tarifat për tregun e energjisë, kush s’paguan në kohë ka penalitete
Enti Rregulltor i Energjisë synon të mbledhë rreth 208 mln lekë nga pagesat rregullatore për vitin 2022 nga subjektet e licencuar në sektorin e energjisë......

Gjykata e Lartë, mbërrijnë mijëra dosje të reja - Janë shkarkuar 8 mijë, por në fund të qershorit rezultojnë 34,507 çështje të prapambetura
Me plotësimin me anëtarë, Gjykata e Lartë ka dhënë në total mbi 8 mijë vendime, por stoku i dosjeve të parapambetura nuk po bie. Deri më datë 30 Qershor 2022......

Shifrat modeste të energjisë diellore - 4-mujori/ Impiantet diellore prodhuan 0.48% të energjisë totale, asnjë impiant i ri në funksionim
Të dhënat e prodhimit të energjisë nga impiantet fotovoltaike mbeten modeste, në raport me energjinë totale të prodhuar, teksa për 4-mujorin e parë të këtij......

Trump largohet nga bordi i medias së tij sociale të krijuar – Pas bllokimit të tij nga rrjetet më të njohura ish presidenti merr një thirrje federale
Ish-presidenti Donald Trump u largua nga bordi i firmës së tij të mediave sociale, Truth Social, disa javë përpara se t'i dërgohej një thirrje federale,......

Suedia e Finlanda në NATO, Shqipëria nis ratifikimin - Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin: konsolidim sigurisë në Atlantikun e Veriut
Ndërsa llogaritet se ratifikimi i traktatit për anëtarësim të Suedisë e Finlandës në parlamentet e 30 shteteve anëtare të NATO-s pritet të marrë deri një vit......

Nga kostoja e prodhimit te jetëgjatësia dhe zëvendësimi me pullë poste – Ja disa fakte interesante për dollarin që nuk i kishit dëgjuar
Që nga fillimi i jetës sonë, ne kemi përdorur para për pjesën më të madhe të gjërave. Për shekuj me radhë, paratë janë shpenzuar nga gjërat më ekstravagante......

Qytetet më të ndotura të Europës – Ja destinacionet me cilësinë më të mirë dhe më të keqe të ajrit këtë verë
Shifrat e reja tregojnë se ndotja e ajrit është rritur rreth vijës bregdetare të Mesdheut Jugor muajin e kaluar. Ishte veçanërisht e keqe në Spanjën jugore......