Gjykata e Lartë, mbërrijnë mijëra dosje të reja - Janë shkarkuar 8 mijë, por në fund të qershorit rezultojnë 34,507 çështje të prapambetura

Me plotësimin me anëtarë, Gjykata e Lartë ka dhënë në total mbi 8 mijë vendime, por stoku i dosjeve të parapambetura nuk po bie. Deri më datë 30 Qershor 2022 backlog-u, ose stoku i dosjeve të prapambetura numëron 34,507 çështje
Gjyakata e lartë, megjithëse aktualisht numëron 13 gjyqtarë, të cilët po punojnë me ritme deri 200% për shkarkimin e stokut të ccështjeve, vazhdon të raportojë mbi 34 mijë dosje të prapambetura. Scan Televizion ka zbardhur nbilancin e punës së gjykatës për 6 muajt e parë të vitit, nga i cili rezulton një ritëm shumë i lartë evadimi dosjesh, ndërkohë që stoku mbetet i njëjte për shkak se shumë prej disjeve të mbërritura së fundmi po kalojnë afatin për t’u klasifikuar cceshtje në vonesë.
Sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së lartë, Deri më datë 30 Qershor 2022 backlog-u, ose stoku i dosjeve të prapambetura numëron 34,507 çështje. Në total, nga 1 janar- 30 qershor 2022, janë dhënë 2,540 vendime gjyqësore, nga të tre kolegjet e Gjykatës së Lartë. Nga muaji Prill 2020 - 30 Qershor 2022, janë dhënë në total 8,125 vendime gjyqësore.
Deri më datë 31 maj 2022 rezultonin 34,806 çështje gjyqësore në pritje për gjykim.
Shumë shpresa janë varur te një strukturë e posaçme të përbërë nga 12 Nëpunës për Uljen e Çështjeve, e cila në fillim të këtij viti ka kryer një proces inventarizimi të hollësishëm të rreth 23,000 çështjeve të prapambetura.
Falë kësaj analize Gjykata e Lartë ka mundur të filtrojë dhe gjykojë çështjet të cilat nuk plotësojnë kushtet formale për t’u shqyrtuar, përfshirë rekurset e paraqitura jashtë afatit ligjor, rekurset për çështjet ku vlera e padisë nuk kalon 40–fishin e pagës minimale (në fushën administrative) ose vlerën e padisë nën 150.000 lekë (në fushën civile), rekurset për të cilat është paraqitur kërkesa për heqje dorë etj.
Një shtysë positive në shkarkimin e stokut pritet të japë vendimi I Qeverisë për heqjen dorë nga rreth 3,800 rekurse që lidhen kryesisht me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, njohjen e vjetërsisë në punë, sidomos bëhet fjalë për kur vlera e padisë është më e vogël se 40-fishi pagës minimale. Gjithsesi, duket se duhen pritur vite që numri i dosjeve të shënojë rënie domethënëse.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Shifrat modeste të energjisë diellore - 4-mujori/ Impiantet diellore prodhuan 0.48% të energjisë totale, asnjë impiant i ri në funksionim
Të dhënat e prodhimit të energjisë nga impiantet fotovoltaike mbeten modeste, në raport me energjinë totale të prodhuar, teksa për 4-mujorin e parë të këtij......

Trump largohet nga bordi i medias së tij sociale të krijuar – Pas bllokimit të tij nga rrjetet më të njohura ish presidenti merr një thirrje federale
Ish-presidenti Donald Trump u largua nga bordi i firmës së tij të mediave sociale, Truth Social, disa javë përpara se t'i dërgohej një thirrje federale,......

Suedia e Finlanda në NATO, Shqipëria nis ratifikimin - Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin: konsolidim sigurisë në Atlantikun e Veriut
Ndërsa llogaritet se ratifikimi i traktatit për anëtarësim të Suedisë e Finlandës në parlamentet e 30 shteteve anëtare të NATO-s pritet të marrë deri një vit......

Nga kostoja e prodhimit te jetëgjatësia dhe zëvendësimi me pullë poste – Ja disa fakte interesante për dollarin që nuk i kishit dëgjuar
Që nga fillimi i jetës sonë, ne kemi përdorur para për pjesën më të madhe të gjërave. Për shekuj me radhë, paratë janë shpenzuar nga gjërat më ekstravagante......

Qytetet më të ndotura të Europës – Ja destinacionet me cilësinë më të mirë dhe më të keqe të ajrit këtë verë
Shifrat e reja tregojnë se ndotja e ajrit është rritur rreth vijës bregdetare të Mesdheut Jugor muajin e kaluar. Ishte veçanërisht e keqe në Spanjën jugore......

Putin drejtuar Ukrainës: Pranoni kushtet tona ose përgatituni për më të keqen
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Kievin se duhet të pranojë shpejt kushtet e Moskës ose të përgatitet për më të keqen, duke shtuar se Rusia akoma nuk......

BQE tregon rrezikun nga ndryshimet klimatike – Parashikon humbje prej 71 miliardë dollarësh për bankat e zonës euro
Një rritje e papritur e çmimeve të karbonit shoqëruar me përmbytjet dhe thatësirat këtë vit do të çonte në humbje prej të paktën 70 miliardë eurosh për bankat......

Kaosi në fluturime: Gjermania kërkon 2 mijë punëtorë të huaj
Gjermani po kërkon 2 mijë punëtorë të huaj që të lehtësojnë mungesën e personelit në aeroportete e vendit, që ka shkaktuar kaos në fluturime. Pjesa më e madhe......