Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2022, 10:32

Shifrat modeste të energjisë diellore - 4-mujori/ Impiantet diellore prodhuan 0.48% të energjisë totale, asnjë impiant i ri në funksionim

Nga SCAN TV
Shifrat modeste të energjisë diellore - 4-mujori/ Impiantet diellore

Të dhënat e prodhimit të energjisë nga impiantet fotovoltaike mbeten modeste, në raport me energjinë totale të prodhuar, teksa për 4-mujorin e parë të këtij viti sasia e prodhuar nga dielli arriti në 0.48% të totalit.

Të dhënat e prodhimit të energjisë nga impiantet fotovoltaike mbeten modeste, në raport me energjinë totale të prodhuar, teksa për 4-mujorin e parë të këtij viti sasia e prodhuar nga dielli arriti në 0.48% të totalit. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, në total në periudhën janar-prill u prodhua 13 074 MWH energji, nga 2 711 406 Mwh energji totale, që u prodhua gjatë kësaj periudhe nga të gjithë burimet gjeneruese në vend.

Në raport me të njëtën periudhë të një vitit më parë, ka një rritje të lehtë të peshës që mban energjia diellore, ndikuar nga rënia e prodhimit total të energjisë nga hidrocentralet. Numri i impanteve që prodhojnë energji nga dielli është 11, ndërkohë që gjatë këtij viti nuk ka hyrë në prodhim asnjë impiant i ri.

Megjithatë, ndonëse kjo sasi është tejet e ulët në raport me atë të prodhuar nga hidrocentralet, ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo pasi, vendi ynë është i varur nga energjia e prodhuar nga uji, çka në periudha thatësirash pasohet me fatura tejet të kripura të importit të energjisë për plotësimin e nevojave konsumatore.

Ndërkaq, ajo që pritet të sjellë një impakt të madh në këtë drejtim është pikërisht ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë dhe ai i Spitallës, që në total do të kenë me një fuqi të instaluar prej 240 MW.

Pas shumë vonesha, pak ditë më parë u njoftua nisja e punimeve për centralin e Karavastasë, teksa paralelisht janë edhe një sërë investimesh private që janë të pritje të licencimeve të nevojshme dhe kryerjes së punimeve, për t’i hapur rrugë hyrjes në prodhim.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat