Pandemia largon shqiptarët edhe nga librat! - Shtëpitë botuese dhe libraritë raportojnë rënie të ndjeshme të xhiros dhe fitimeve gjatë 2020-ës, deri në -35%

“Scan Intelligence Unit” po kryen së fundmi një sërë analizash, duke e ndalur fokusin te performanca e sektorëve të ndryshëm gjatë vitit të pandemisë. Pas laboratorëve mjekësore private, supermarketeve apo qendrave tregtare, këtë herë “SIU” ka marrë në studim performancën e shtëpive botuese më të dha në vend dhe të librarive, për të kuptuar se si ka ndikuar pandemia në raportin mes shqiptarëve dhe librit. Pandemia gjatë vitit 2020 solli një sërë masash parandaluese për të zvogëluar rrezikun ndaj Covid-19. Si pasojë e kësaj situate, qytetarët u detyruan të hynin të shpenzonin më shumë kohë në shtëpi, duke zvogëluar kohën e tyre për aktivitete jashtë shtëpisë. Leximi ishte një prej gjërave që mund të ndihmonte në përshpejtimin e ditëve të mbylljes, por edhe largimin nga stresi i krijuar nga situata, por shifrat tregojnë të kundërtën, paradoksalisht. Pandemia ka prekur edhe industrinë e librit. Dicka e tillë, jo domosdoshmërisht do të thotë se shqiptarët kanë lexuar më pak, por e sigurtë është që kanë blerë shumë më pak libra. Le të shohim se çfarë tregojnë të dhënat e QKB të përpunara nga “Scan Intelligence Unit” mbi xhiron vjetore dhe fitimet e shtëpive botuese kryesore për vitin 2020 dhe si renditen ato. Nga analiza e pasqyrave financiare për vitin 2020, rezulton se nga 8 shtëpi botuese të marra në studim, të cilat kanë të dhëna në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shtëpia botuese “Pegi” mban vendin e parë me të ardhurat më të larta për vitin 2020, të llogaritura në rreth 318 mln lekë, ose rreth 2.6 mln euro. “Pegi” ndiqet nga shtëpia botuese “Albas” me një xhiro vjetore prej 270.7 mln lekë dhe “Onufri” me 29.2 mln lekë. Edhe pse pritej që shtëpitë botuese të kishin rritje të të ardhurave të tyre krahasuar me vitin 2019, shifrat tregojnë të kundërtën. Nga 8 shtëpitë botuese të analizuara, vetëm “ Albas” rezulton me rritje të të ardhurave, me 3.6%. Rënien më të madhe të të ardhurave e raporton shtëpia botuese “Onufri” me 34.7%, e ndjekur nga “Dudaj” dhe “Dituria” me 30.6% dhe 26.8% respektivisht.
Për nga niveli i fitimit, është përsëri shtëpia botuese “Pegi” ajo që regjistron nivelin më të lartë të fitimit. Rreth 99.4 mln lekë llogariten fitimet për këtë shtëpi botuese gjatë vitit 2020, ose rreth 810 mijë euro . Në vend të dytë pozicionohet “Albas’ me një fitim prej 8.4 mln lekësh. Shtëpitë botuese “Toena” dhe “Living” janë shtëpitë që regjistrojnë fitimet më të ulta gjatë vitit 2020. Krahasuar me vitin 2019, “Pegi’, gjatë 2020-ës ka rritur fitimet e saj vjetore me 16.8%. “Botart” dhe “Living”, edhe pse me të ardhura më të vogla se të tjerat, gjatë vitit 2020 kanë shënuar rritje në fitimet e tyre me 320% dhe 2 652.2%. Pasqyra financiare tregon se rënien më të madhe të fitimit e ka shtëpia botuese “Dudaj’ me -58.8%, e pasuar nga “Onufri” me -49%.
Në mbështëtje të këtyrë të dhënave “Scan Intelligence Unit” është ndalur te performanca financiare e një prej librarive më të mëdha në vend siç është librari “Adrion”. Të ardhurat vjetore të kësaj librarie paraqiten në rënie gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019 me gati -17%. E njejta tendencë paraqitet edhe te fitimi. Për vitin 2020, fitimet e librarisë “Adrion” përllogariten 2.8 mln lekë, nga 12.8 mln lekë që ishin gjatë vitit 2019, duke sjellë kështu një rënie në fitim me 78%.
Në largimin e shqiptarëve me librin gjatë pandemisë mund të ketë ndikuar edhe moszhvillimi i panairit të librit, një prej eventeve më të rëndësishme për autorët dhe shtëpitë botuese. Ky panair si pasojë e pandemisë është zhvilluar online.
Sondazh

Azilantët shqiptarë "rigjejnë" Europën,- Shifrat e qershorit pranë niveleve të para pandemisë, më të lartat që prej shkurtit 2020
Frenimi i masave anti-covid dhe përfshirja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta nga rreziku Covid-19 për një pjesë të madhe të vendeve europiane, duket......

"Fatura" e konçesionit të kolaudimit, - Fitimet neto të "SGS" në Shqipëri, rreth 13 mln euro, marzhet e fitimit deri në 50%
Që nga data 1 janar e vitit 2021, Kontrolli Teknik i Mjeteve Rrugore dhe Rimorkiove në Republikën e Shqipërisë, nuk kryhet më nga shoqëria "SGS Automotive......

Turistët gjatë korrikut, nën nivelet e parakrizës, - Shtetasit nga Kosova "tejkalojnë" pandeminë, mbi 72 mijë hyrje më shumë
Instituti i Statistikave ka bërë publik raportin mujor të lëvizjes së shtetasve për Korrikun e vitit 2021. “Scan Intelligence Unit” i ka analizuar këto të......

Rriten "no-vax" në Shqipëri, - shifrat zyrtare, mbulimi vaksinal për fëmijët pranë nivelit më të ulët që prej 2014-ës
Statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT në lidhje me "Treguesit e Shëndetit Publik", përveç statistikave në lidhje me vizitat në qendrat e kujdesit......

Hoteleria nuk "thyen" pandeminë në T2, - Strukturat akomoduese, rreth 57 mijë netë qëndrime më pak se në 2019-ën
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për tremujorin e dytë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, por negative krahasuar......

Bilanci i qendrave tregtare gjatë pandemisë, - Xhiro vjetore bie me rreth 1.4 milionë euro, ndikuar nga "TEG" dhe "QTU"
Pas laboratorëve mjekësore private dhe supermarketeve, “Scan Intelligence Unit” ka ndalur fokusin te analiza e qendrave tregtare gjatë 2020-ës, vitit të......

Sa taksa paguajnë 10 kompanitë më të mëdha?- Në 2020-ën derdhën në arkat e shtetit rreth 17 mln euro si tatim mbi fitimin
Studimi i kryer nga “Scan Intelligence Unit” për 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri për vitin 2020, ku analizohen të ardhurat për vitin 2020, krahasimi i......

Ekskluzive/ 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri në 2020-ën, - Surprizon "GRT" në vend të tretë, dobësohet "Kastrati", fuqizohet "BKT" dhe "INFO-Telecom"
“Scan Intelligence Unit” ka përpiluar listën e 10 kompanive më të mëdha në Shqipëri për vitin 2020, atë të pandemisë. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të......