Bilanci i qendrave tregtare gjatë pandemisë, - Xhiro vjetore bie me rreth 1.4 milionë euro, ndikuar nga "TEG" dhe "QTU"

Pas laboratorëve mjekësore private dhe supermarketeve, “Scan Intelligence Unit” ka ndalur fokusin te analiza e qendrave tregtare gjatë 2020-ës, vitit të pandemisë. Cikli i analizave mbi tregje të caktuara në vend, këtë radhë do të prekë sektorin e qendrave tregtare, për të kuptuar më shumë ndikimin e pademisë. Në analizë janë marrë 6 qendra tregtare, shumica e të cilave ndodhen në Tiranë. Duhet theksuar se, Toptani Shopping Center dhe Tirana Ring Center nuk janë përfshirë në analizë, për arsye se nuk figurojnë në QKB me një NIPT më vete, por e zhvillojnë veprimtarinë e tyre ekonomike nën emrin e GENER 2 dhe MSA Konstruksion. Në bilanc vjetor nuk figuron xhiro vjetore e të gjitha subjekteve brenda qendrave tregtare, por e kompanisë që menaxhon qendrën, me qiratë që janë burimi kryesor i të ardhurave.
Për vitin 2020, nivelin më të lartë të të ardhurave e “zotëron” qëndra tregtare TEG, me rreth 1 mld lekë të ardhura, ndjekur nga QTU me 637 mln lekë. Kujtojme se të dy qendrat tregtare janë nën administrimin dhe pronësinë e “Balfin Group”. Casa Italia plotëson 3 vendet e para, të ardhurat e të cilës llogariten në rreth 79 mln lekë. Blue Star në Durrës dhe Big VIVA në Fier plotësojnë listën, të ardhurat e të cilave përllogariten në 68 mln lekë për Blue Star dhe 40 mln lekë për Big VIVA.
Per sa i përket krahasimit me 2019, të ardhurat e qëndrave tregtare të marra në studim llogaritën në minus. Për vitin 2020, TEG numëroi rreth 93 mln lekë më pak në arkat e saj, duke pësuar një humbje prej 8.07% në totalin e të ardhurave. Humbjet në xhiro për QTU dhe Casa Italia fiksohen në 9.84% për QTU dhe 10.53% për Casa Italia. E vetmja qëndër tregtare, bilanci i së cilës qëndroi pozitiv për vitin 2020 është Blue Star. Rreth 10 mln lekë më shumë regjistruan arkat e Blue Star për vitin 2020, rritje e cila fiksohet në shifrat e 17%. Duke përjashtuar rastin e Blue Star, të ardhurat e qëndrave tregtare të marra në studim, pësuan lëkundje duke shënuar ulje në totalin e të ardhurave për vitin 2020.
Në total, për vitin 2020 qëndrat tregtare të marra në analizë regjistruan rreth 1.9 mld lekë të ardhura. Në krahasim me 2019, në arkat e qendrave tregtare u regjistruan 168 mln lekë më pakë, humbje që fiksohet në vlerat e 8.15%, sinjalizojnë shifrat zyrtare të depozituara në QKB.
Sondazh

Sa taksa paguajnë 10 kompanitë më të mëdha?- Në 2020-ën derdhën në arkat e shtetit rreth 17 mln euro si tatim mbi fitimin
Studimi i kryer nga “Scan Intelligence Unit” për 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri për vitin 2020, ku analizohen të ardhurat për vitin 2020, krahasimi i......

Ekskluzive/ 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri në 2020-ën, - Surprizon "GRT" në vend të tretë, dobësohet "Kastrati", fuqizohet "BKT" dhe "INFO-Telecom"
“Scan Intelligence Unit” ka përpiluar listën e 10 kompanive më të mëdha në Shqipëri për vitin 2020, atë të pandemisë. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të......

Shqiptarët, të “uritur” për peshk, - Rekord historik gjatë korrikut, rreth 12 mln euro importe
Referuar statistikave për “Tregtinë e Jashtme lidhur me import/eksportin për peshkun dhe kafshë guackore të nënujshme”, muaji Korrik ka shënuar rekord historik......

Tregtia e jashtme vijon rimëkëmbjen,- Rritje vjetore me 30% e eksporteve gjatë korrikut dhe 26% e importeve
Tregtia e jashtme po ndjek një trend pozitiv, tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave. Të dhënat për Korrikun e vitit 2021 bëjnë me dije se......

Kuksianët dhe shkodranët, të "frymëzuar" nga pandemia, - Të vetmet qarqe ku regjistrohet rritje e lindjeve. Gjirokastritët, më të "frikësuarit"
Sipas të dhënave demografike të publikuara nga Instituti i Statistikave, llogaritet një rënie e numrit të lindjeve gati në të gjitha qarqet e vendit për......

Shqipëria më e ekspozuara ndaj katastrofave. Renditemi mes vendeve me kapacitete të ulta përballuese në Europë dhe Rajon
Shqipëria kohët e fundit është përballuar me probleme të shumta të cilat kanë ardhur jo vetëm si pasojë e pandemisë së Covid-19, por gjithahstu dhe nga......

"Torta" e koncensioneve - 75% hidrocentrale, ndjek prodhimi i hidrokarbureve
OpenCorporates Albania, është një degë e krijuar rishtasi në 2017 në varësi të “Insitutit Shqiptar të Shkencave” dhe përmban statistika në lidhje me shoqëritë......

Lindjet tejkalojnë vdekjet me 216 persona, megjithatë vetëm dy qarqe shënojnë rritje të numrit të lindjeve në T2 2021
Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë të vitit 2021 ka pësuar një rënie po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit 2020. Instituti i......