Shqiptarët, të “uritur” për peshk, - Rekord historik gjatë korrikut, rreth 12 mln euro importe

Referuar statistikave për “Tregtinë e Jashtme lidhur me import/eksportin për peshkun dhe kafshë guackore të nënujshme”, muaji Korrik ka shënuar rekord historik importesh për periudhën. Kështu muaji i fundit ku të dhënat e tregtisë së jashtme janë të disponueshme, ka arritur të "thyejë" trendin duke tejkaluar madje edhe muajin Qershor. Për korrikun e vitit 2021 importet për peshkun dhe kafshët guackore të nënujshme arritën në vlerën e 1.5 mld lekë, ose rreth 12 milionë euro, duke shënuar rekord historik të importeve për peshkun dhe kafshët guackore të nënujshme.
Rritja e importeve për këtë kategori fiksohet në rreth 237 mln lekë më shumë se muaji Qershor, rritje e cila llogaritet në vlerat e 15.62%. Sezoni turistik duket se ka kryer punën e tij ‘mjaft mirë’, duke bërë që efekti post-pandemik të jetë i papërfillshëm, ku kërkesa për produktet e detit të shënojë rritjen më të madhe të regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë, importi për produktet e detit shënoi rritje me 25%, rritje e cila fiksohet në shifrat e 380 mln lekë.
Nëse do të krahasonim në terma vjetorë, pra periudhën nga fillimi i vitit deri në muajin korrik, për vitin 2021 dhe 2020, importi i produkteve të detit është rritur me rreth 1 mld lekë në 2021, rritje e cila fiksohet në vlerat e 17.38%.
Sondazh

Tregtia e jashtme vijon rimëkëmbjen,- Rritje vjetore me 30% e eksporteve gjatë korrikut dhe 26% e importeve
Tregtia e jashtme po ndjek një trend pozitiv, tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave. Të dhënat për Korrikun e vitit 2021 bëjnë me dije se......

Kuksianët dhe shkodranët, të "frymëzuar" nga pandemia, - Të vetmet qarqe ku regjistrohet rritje e lindjeve. Gjirokastritët, më të "frikësuarit"
Sipas të dhënave demografike të publikuara nga Instituti i Statistikave, llogaritet një rënie e numrit të lindjeve gati në të gjitha qarqet e vendit për......

Shqipëria më e ekspozuara ndaj katastrofave. Renditemi mes vendeve me kapacitete të ulta përballuese në Europë dhe Rajon
Shqipëria kohët e fundit është përballuar me probleme të shumta të cilat kanë ardhur jo vetëm si pasojë e pandemisë së Covid-19, por gjithahstu dhe nga......

"Torta" e koncensioneve - 75% hidrocentrale, ndjek prodhimi i hidrokarbureve
OpenCorporates Albania, është një degë e krijuar rishtasi në 2017 në varësi të “Insitutit Shqiptar të Shkencave” dhe përmban statistika në lidhje me shoqëritë......

Lindjet tejkalojnë vdekjet me 216 persona, megjithatë vetëm dy qarqe shënojnë rritje të numrit të lindjeve në T2 2021
Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë të vitit 2021 ka pësuar një rënie po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit 2020. Instituti i......

Lezhianët dhe Durrsakët kryesojnë kreditimin, - Rritet me 13% dhe 10% huaja per individet ne T2, Tiranasit, të fundit, me vetëm 2%
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për "Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit", në tremujorin e dytë, në total......

Projektet e reja të “Rama 3”. Nga regjistrimi i popullsisë, te digjitalizimi i kulturës, apo pikat e karikimit për makinat elektrike
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë”, ka paraqitur kërkesat buxhetore shtesë për politika të reja dhe ekzistuese të ministrive dhe institucioneve për vitet......

Legjislatura 2017-2021, deputetët "fantazëm"- gati 8 herë më pak ligje të propozuara se ekzekutivi
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në publikimin e tij të titulluar “Buletini Statistikor” pasqyron të dhëna lidhur me veprimtarinë e Kuvendit në seancat......