Shqipëria më e ekspozuara ndaj katastrofave. Renditemi mes vendeve me kapacitete të ulta përballuese në Europë dhe Rajon
Shqipëria kohët e fundit është përballuar me probleme të shumta të cilat kanë ardhur jo vetëm si pasojë e pandemisë së Covid-19, por gjithahstu dhe nga katasrofat natyrore. Goditja nga tërmeti dhe së fundmi zjarret që janë përhapur pothuajse në të gjithë territorin e vendit, po sfidojnë kapacitetet modeste të Shqipërisë. A lë për të dëshiruar vendi ynë sa i përket emergjencave civile? Raporti World Risk Index për vitin 2020, tregon se në këtë fushë renditemi të fundit në Europë. Ky raport rendit 181 shtete të botës në bazë të rreziqeve dhe katastrofave natyrore. Llogaritja dhe renditja bëhet në bazë të disa faktorëve që janë ekspozimi ose probabiliteti i një vendi për tu prekur nga katastrofat natyrore, mungesa e kapaciteteve përballuese, aftësitë e shumta të shoqërive për të minimizuar negativitetin dhe ndikimet e rreziqeve natyrore dhe klimës në të ardhmen dhe komponentë të tjerë.
Indeksi i rreziqeve ndaj katastrofave natyrore 2020
Në tërësi Europa përballet me rrezikun më të ulët të të gjitha kontinentet. Sidoqoftë, ka edhe vende që janë shumë të ekspozuara dhe pa kapacitete përballuese. Vendi ynë klasifikohet mes vendeve të Europës me ngjyrë rozë të fortë, ngjyrë e cila tregon se shteti është shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve. Shqipëria renditet e 60-ta mes 181 vendeve të marra në studim, ku vendi i parë është më i ekspozuari dhe vendi i 181 është jashtë spektrit tv rrezikut. Hollanda, Greqia, Mali i Zi dhe Rumania gjithashtu kanë risk të lartë, ndërsa Zvicra, Estonia, Finlanda, Islanda dhe Malta janë në skajin e poshtëm të spektri i rrezikut.
Indeksi i rreziqeve ndaj katastrofave natyrore 2020
Po ashtu, krahasuar dhe me vendet e rajonit, Shqipëria pozicionohet më negativisht se ato. Indeksi i rrezikut në Shqipëri është vlerësuar më 8.46, ndërkohë që Maqedonia e Veriut është vlerësuar më 5.81, Mali i Zi me 6. 93, Bosnje dhe Hercegovia me 4.80 dhe ka ngjyrë të gjelbërt dhe po ashtu me të njejtën ngjyrë është dhe Serbia me vlerësim 5,25. Kosova nuk është akoma pjesë e klasifikimit. Raporti përpos vlerësimit të rrezikut global të fatkeqësive gjithashtu u bën thirrje shoqërive që të tregohen më të kujdesshme ndaj atyre katastrofave që lindin nga shkaqet shoqërore.
Sondazh

"Torta" e koncensioneve - 75% hidrocentrale, ndjek prodhimi i hidrokarbureve
OpenCorporates Albania, është një degë e krijuar rishtasi në 2017 në varësi të “Insitutit Shqiptar të Shkencave” dhe përmban statistika në lidhje me shoqëritë......

Lindjet tejkalojnë vdekjet me 216 persona, megjithatë vetëm dy qarqe shënojnë rritje të numrit të lindjeve në T2 2021
Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë të vitit 2021 ka pësuar një rënie po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit 2020. Instituti i......

Lezhianët dhe Durrsakët kryesojnë kreditimin, - Rritet me 13% dhe 10% huaja per individet ne T2, Tiranasit, të fundit, me vetëm 2%
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për "Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit", në tremujorin e dytë, në total......

Projektet e reja të “Rama 3”. Nga regjistrimi i popullsisë, te digjitalizimi i kulturës, apo pikat e karikimit për makinat elektrike
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë”, ka paraqitur kërkesat buxhetore shtesë për politika të reja dhe ekzistuese të ministrive dhe institucioneve për vitet......

Legjislatura 2017-2021, deputetët "fantazëm"- gati 8 herë më pak ligje të propozuara se ekzekutivi
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në publikimin e tij të titulluar “Buletini Statistikor” pasqyron të dhëna lidhur me veprimtarinë e Kuvendit në seancat......

Bilanci i supermarketeve gjatë pandemisë, - Rritën fitimet me 12% në 2020-ën, mbi 9 mln euro xhiro shtesë, vetëm "Spar" në rënie
“Scan Intelligence Unit” ka nisur një cikël analizash mbi tregje të caktuara në vend, për të kuptuar se si pandemia ka ndikuar në sektorë të caktuar. Ky cikël......

Laboratoret mjekësore private rritën fitimet me mbi 400%, - Analiza e bilanceve, deri në 12-fish rritje, mbi 6.6 mln euro xhiro shtesë, krahasuar me 2019-ën
Pandemia globale e shkaktuar nga sars-cov-2 ka prekur thuajse çdo sektor të ekonomisë, jo domosdoshmërisht per keq. Sektori shëndetësor privat është një prej......

Jemi të fundit në Europë për ndryshimet klimatike! Shqipëria, e papërgatitur dhe vulnerabël ndaj fenomenit
Ndryshimet klimatike duket se po fillojnë të japin sinjale edhe në jetën reale, përveç studimeve dhe kërkimeve të ndryshme që prej vitesh paralajmërojnë......