Laboratoret mjekësore private rritën fitimet me mbi 400%, - Analiza e bilanceve, deri në 12-fish rritje, mbi 6.6 mln euro xhiro shtesë, krahasuar me 2019-ën

Pandemia globale e shkaktuar nga sars-cov-2 ka prekur thuajse çdo sektor të ekonomisë, jo domosdoshmërisht per keq. Sektori shëndetësor privat është një prej atyre që ka pasur edhe ndikimin më të madh. “Scan Intelligence Unit” është ndalur te performanca e laboratoreve private të analizave mjekësore gjatë vitit 2020, për të parë se si kanë ndryshuar të ardhurat dhe fitimet e disa prej kompanive më të mëdha në sektor gjatë vitit 2020. Thuajse për të gjitha subjektet e marra në analizë vihet re një rritje e ndjeshme e të ardhurave dhe fitimeve. Në analizë janë marrë: “Intermedica”, “Genius Lab”, “Pegaus” dhe “Biocheck”, “Cambridge Clinical”, “Noval Diagnostics” dhe “Orion Struga”, por tre të fundit kanë mangësi në bilance si dhe xhiro apo fitime të papërfillshme, si dhe janë aktive vetëm në vitin 2020. Nga ana tjetër, është e pamundur të analizohet performanca e laboratoreve private pjesë e spitaleve private, si “Alnet”, një prej laboratoreve më të mëdha private në vend, pjesë e rrjetit të spitaleve amerikane, laboratori i “Salus” apo “Spitalit Gjerman”, duke qenë se janë pjesë e kompanisë së madhe dhe nuk figurojnë si zë më vete në bilanc. Laboratoret e marra në analizë janë jo vetëm më të mëdhenjtë në treg, por edhe ato të liçensuara nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testin PCR. Kemi analizuar bilancet e këtyre kompanive për vitin 2020 dhe atë 2019, të cilat do t`i shohim me hollësi në vijim.
Dy laboratorët më të mëdhenj privat në vend, sa i përket xhiros vjetore dhe fitimeve neto, me diferencë të ndjeshme me ndjekësit rezultojnë: “Intermedica” dhe “Genius lab”. Për të parën, “Intermedica” të ardhurat vjetore për vitin 2020 figurojnë në rreth 1 mld lekë, ose rreth 8 mln euro, ndërkohë që para pandemisë, në 2019-ën, kompania në fjalë raportonte, 647 mln lekë xhiro, ose rreth 5.2 milionë euro. Pra, rritja është e ndjeshme, pranë 55%, sa i përket xhiros vjetore. Për laborarotin e dytë më të madh në vend referuar xhiros vjetore ndërkohë, rritja është edhe më e lartë. “Genius lab” raporton 525 mln lekë xhiro vjetore gjatë 2020-ës, nga vetëm 85 milionë lekë në 2019-ën, pra në rritje me 5-fish, ose 515%. Sa i përket dy laboratoreve të tjera të marra në analizë, diferenca me dy vendet e para është e ndjshme, në terma absolutë, por edhe nominalë sa i përket ndryshimit vjetor. Kështu, “Biocheck” raporton 61.8 mln lekë të ardhura në 2020-ën, nga 34 mln lekë që raportonte në 2019-ën, në rritje me 77%. “Pegasus” ndërkohë, raporton 59 milionë lekë të ardhura, nga 55 milionë në 2019-ën, në rritje me vetëm 7.2%.
Po në rast se analizojmë fitimet neto të këtyre 4 kompanive, si qëndron situata? Sërish kemi një diferencë të ndjeshme mes dy më të mëdhave me të tjerave. Por, “Genius lab” kryeson ndaj “Intermedica” sa i përket rritjes vjetore të fitimeve, edhe pse kjo e fundit është sërish në vend të parë për fitimet neto. “Intermedica” raporton në bilancin e saj vjetor 269.5 mln lekë fitime neto gjatë 2020-ës, ose rreth 2.2 mln euro, nga vetëm 72 milionë lekë, ose 585 mijë euro në 2019-ën. Rritja është në masën 271%. “Genius lab” është ajo që ka bërë “kapërcimin” më të madh, duke parë fitimet e saj neto më shumë se dhjetë herë më të larta se viti paraardhës. Kompania në fjalë raporton 228.8 mln lekë fitime neto gjatë 2020-ës, ose rreth 1.85 mln euro, nga vetëm 18.8 mln lekë, ose 144 mijë euro në 2019-ën. Në rastin konkret, fitimet e kompanisë janë rritur me 1182% në harkun e një viti, atë të pandemisë. Për “Pegasus” rritja e fitimeve neto raportohet pranë 78% ndërsa për “Biocheck” pranë 46.3%.
Pra, në total, gjatë 2020-ës, një vit i cili ka kaluar në masën ¾ nën pandemi, katër prej laboratoreve më të mëdha private të analizave mjekësore në vend, kanë rritur të ardhurat e tyre në masën 99.5%. Rritja në vlerë monetare fiksohet në mbi 800 milionë lekë, ose 6.6 mln euro. Ndërkohë, kanë rritur fitimet neto me më shumë se 4 herë, ose më saktë me 407%. Rikujtojmë se, në analizë nuk janë marrë laboratoret mjekësore, pjesë të spitaleve private. Gjatë pandemisë, laboratoret private janë akuzuar gjerësisht për çmimet abuzive dhe të koordinuara të tamponeve PCR, produkti kryesor i tyre gjatë pandemisë, i cili fillimisht kishte një kosto prej 12 mijë lekësh, për të zbritur më pas në 8500 lekë, dhe vetëm së fundmi pranë 6500 lekësh.
Sondazh

Jemi të fundit në Europë për ndryshimet klimatike! Shqipëria, e papërgatitur dhe vulnerabël ndaj fenomenit
Ndryshimet klimatike duket se po fillojnë të japin sinjale edhe në jetën reale, përveç studimeve dhe kërkimeve të ndryshme që prej vitesh paralajmërojnë......

Ekskluzive/Raporti i S&P për Shqipërinë: “Kujdes PPP-të, me pasoja të paparashikueshme, mund të sjellin zhvlerësim të notës”
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin vijues të “Standard and Poor`s” mbi vendimin për të mbajtur të pandryshuar notën e borxhit sovran......

Bien normat e interesit për kreditë, - Gjatë qershorit rënie e normave të huave të reja në lek, rritje e atyre në euro
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë sa i përket normave të interesit për huatë e reja gjatë qershorit, sinjalizojnë një rënie të normave mesatare të......

Kryeqytetasit, ata me më shumë para në bankë, - 213 mijë lekë për frymë. Lezhianët, të fundit, me vetëm 80 mijë lekë
Statistikat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në lidhje me depozitat përmbajnë të dhëna në lidhje me ecurinë e depozitave sipas qarkut. Në këto......

Lezhianët, ata që kursyen më shumë! Rritën me 2.8% depozitat në T2, Korçarët dhe Durrsakët, të fundit
Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi depozitat bankare sipas rretheve, dhe vihet re një disproporcionalitet nga një qark në tjetrin. Të dhënat i referohen......

Rekord i ri historik për huanë për shtëpi! Arrin në 4.73 mld lekë në qershor, si asnjëherë më parë, rekord edhe për depozitat
Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat “Statistika monetare dhe financiare” për sa i përket huave dhe depozitave. “Scan Intelligence Unit” ka marrë në......

Ku shkojnë remitancat? Jo për biznes, por për prona. E thotë BSH, familjet e emigrantëve, më të varfëra se ato pa emigrantë
Botimi i Revistës Ekonomike, bërë publike nga Banka e Shqipërisë, trajton rolin e remitancave si një ndër faktorët kryesor dhe efektiv në uljen e varfërisë në......

Shqiptarët, më të diskriminuarit në Britani! 9 në 10 shqiptarë të dënuar, deportohen. “Siu” siguron shifrat zyrtare nëpërmjet “The Guardian”
“The Guardian” nëpërmjet një publikimi të fundit mbi normat e deportimeve për nacionalitete të ndryshme, ka ngjallur shumë polemika në Mbretërinë e Bashkuar,......