Ku shkojnë remitancat? Jo për biznes, por për prona. E thotë BSH, familjet e emigrantëve, më të varfëra se ato pa emigrantë

Botimi i Revistës Ekonomike, bërë publike nga Banka e Shqipërisë, trajton rolin e remitancave si një ndër faktorët kryesor dhe efektiv në uljen e varfërisë në vend. Në këtë botim trajtohen një sërë karakteristikash të lidhura me flukset e remitancave, që u japin përgjigje një sërë çështjesh lidhur me rolin e tyre.
“Scan Intelligence Unit” ka vendosur të marrë në analizë 2 prej treguesve, lidhur me familjet që marrin remitanca dhe familjet që nuk marrin remitanca. Sipas të dhënave, tregues si banesa kryesore dhe pasuri të tjera të patundshme regjistrohen në vlera të përafërta, diferenca të cilat janë të vogla dhe jo të rëndësishme.
Diferenca të mëdha vërehen kur krahasojmë termat e familjeve që zotërojnë biznes dhe në termat e aseteve financiare. Në rastin e parë, familjet që marrin remitanca kanë një vlerë shumë më të ulët në të bërit biznes në krahasim me familjet që nuk marrin remitanca, rreth 32% më pak. Për sa i përket vlerës së aseteve financiare, familjet që nuk marrin remitanca zotërojnë rreth 60% më shumë asete financiare.
Diferencime shihen edhe në termat e borxhit formal dhe atij joformal, ku familjet që marrin remitanca, regjistrojnë borxhin e tyre në vlera shumë më të ulëta se familjet që nuk marrin remitanca. Për sa i përket pasurisë neto, për familjet që nuk marrin remitanca është 7.4% me e lartë se vlera e pasurisë neto e familjeve që marrin remitanca.
Në anën tjetër, nëse analizojmë normën e pjesëmarrjes së familjeve në zotërimin e formave të ndryshme të aseteve dhe borxhit, shohim se familjet që marrin remitanca kanë një normë pjesëmarrjeje më të lartë në asete reale e veçanërisht në zotërimin e banesës kryesore dhe pasurive të tjera të patundshme.
Fatkeqësisht, nuk duket se këto familje të kenë zgjedhur të investojnë të ardhurat në formën e biznesit, vendim i cili do të gjeneronte të ardhura shtesë në planin afatgjatë.
Ajo që shifrat na tregojnë është se familjet të cilat marrin remitanca, edhe pse për vlera më të ulëta, kanë një normë të pjesëmarrjes më të lartë në borxhin joformal sesa familjet të cilat nuk marrin remitanca. Kjo do të thotë se familjet që nuk marrin remitanca janë më të prirura t`i drejtohen të afërmve dhe miqve kundrejt institucioneve financiare.
Rezultatet tregojnë se flukset e remitancave ndikohen pozitivisht nga rendimenti i prodhimit. Rendimenti i prodhimit në vendin dërgues ka vlerën 0.306, ndërsa ai në vendin pranues arrin vlerën 0.317. Vlera e këtij treguesi në rastin e parë tregon se çdo përmirësim me 1 pikë përqindje në rendimentin ekonomik në vendet dërguese rrit flukset e remitancave në planin afatgjatë me përafërsisht rreth 0.306 pikë përqindje. Kjo do të thotë se flukset e remitancave përcaktohen nga niveli i të ardhurave në vendin dërgues.
Sondazh

Shqiptarët, më të diskriminuarit në Britani! 9 në 10 shqiptarë të dënuar, deportohen. “Siu” siguron shifrat zyrtare nëpërmjet “The Guardian”
“The Guardian” nëpërmjet një publikimi të fundit mbi normat e deportimeve për nacionalitete të ndryshme, ka ngjallur shumë polemika në Mbretërinë e Bashkuar,......

Shifrat e transportit, larg nivelit të para krizës. 19% më pak pasagjerë në rrugë ajrore se në qershorin e vitit 2019
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi statistikat e transportit tregojnë se në muajin Qershor të këtij viti shihet një rritje e numrit të......

Afati i përfundimit të disa akseve kryesore, - "Lumi i Vlorës" në maj 2022, "Thethi" në 65%, varet nga moti
Më parë “Scan Intelligence Unit” ka trajtuar akset rrugore si Rruga e "Arbrit", aksi "Kardhiq-Delvinë" dhe aksin "Qukës- Qafë Plloçë” akse të cilat janë në......

Në Tiranë, 6.9 mln Lekë në vit vjedhjet e sinjalistikës, - Të dhënat e 2020-ës, në Dhjetor u bë "nami", 2021 duket edhe më keq
Gati në të gjitha akset rrugore në Shqipëri, sinjalistika vidhet, ndërsa mbajtëset anësore dëmtohen nga aksidentet, por dhe nga vetë qytetarët, të cilët më pas......

Cilat janë bashkitë në prag “falimenti”? MFE: Vora, Kavaja dhe Pogradeci në vështirësi financiare. Mirë, Shkodra, Elbasani, Tirana
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar së fundmi raportin mbi vështirësitë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore për vitin 2020, ku......

Cila është rruga e biznesmenëve ne Tiranë? Ajo e Kavajës, ka 1875 biznese, 6 herë më shumë se "Dëshmorët e Kombit"
Kryeqyteti ofron një klimë biznesi më të qëndrueshme se qytetet e tjera për të zhvilluar biznes, kjo për shkak të numrit të lartë të popullsisë, i cili ka......

Shqiptarët, pesimistë për të ardhmen - 18.6% e tyre e presin situatën financiare të familjes më keq se tani
Barometri Ekonomik Scan, indeksin e besimit të konsumatorit e ka analizuar në dy nënkategori të tij, indeksin e situatës aktuale dhe indeksin e pritjeve në 12......

Gati 1 në 3 shqiptarë, me qira - 1 në 4 ka kredi për shtëpinë
Treguesi i kufizimit material në total është vlerësuar me 43%, çka do të thotë që rreth 43% e familjeve të anketuara nuk përballojnë të paktën 4 nga 9......