Shqiptarët, më të diskriminuarit në Britani! 9 në 10 shqiptarë të dënuar, deportohen. “Siu” siguron shifrat zyrtare nëpërmjet “The Guardian”
“The Guardian” nëpërmjet një publikimi të fundit mbi normat e deportimeve për nacionalitete të ndryshme, ka ngjallur shumë polemika në Mbretërinë e Bashkuar, me grupe të caktuara interesi që i quajnë këto të dhëna si provën e spastrimit etnik. “Scan Intelligence Unit” ka siguruar nga gazetari i “The Guardian” që ka publikuar artikullin, Peter Walker, shifrat dhe të dhënat e plota nga Ministria e Drejtësisë dhe Home Office britanik, nëpërmjet aktit mbi lirinë e informimit. Të dhënat janë tronditëse; shqiptarët janë më të diskriminuarit në Mbretërinë e Bashkuar. Shifrat tregojnë raportin mes të dënuarve me të paktën 12 muaj, që nga viti 2015, sipas kombësisë, dhe numrit të të deportuarve në vendin e origjinës. Mesatarja për të gjitha kombësitë është 65%. Po për shqiptarët? Plot 90%! Kjo do të thotë se 9 në 10 të dënuar me të paktën 12 muaj burgim në Mbretërinë e Bashkuar, deportohen në Shqipëri. Një normë kaq e lartë regjistrohet vetëm për qytetarët nga Nigeria, mes atyre me shifra të larta burgosje. Për shtetasit nga Kosova ndërkohë, norma fiksohet pranë 33%. Asnjë vend tjetër i Europës apo Ballkanit Perëndimor nuk regjistron një normë kaq të lartë. Madje, shqiptarët, përbëjnë plot 89% të totalit të të deportuarve me origjinë europiane nga Britania e Madhe në 5 vite. “Scan Intelligence Unit” ka filtruar nga lista disa vende me shifra nominale te ulta, të cilat bëjnë që edhe norma e deportimeve të jetë jo reale, pasi mund t`i kalojë 100%, në rastet ku si pasojë e shifrave të ulta, deportimet të jenë ndoshta më të larta se arrestimet, pasi përfshihen edhe ata që janë deportuar një vit ose disa pas arrestimit.
Nga ana tjetër, shifrat që përfshijnë periudhën maj 2015- shkurt 2020, tregojnë se, asnjë nacionalitet tjetër në rang global nuk ka më shumë të dënuar se shqiptarët në burgjet britanike, plot 1833 për periudhën në fjalë. Me diçka rreth 1729 të burgosur për të paktën 12 muaj, ndjekin rumunët. Por, pavarësisht kësaj shifre kaq të lartë, raportet e deportimit, të ndryshme për shqiptarët dhe disa naconalitete të tjera, nuk mund të justifikohen lehtë, pasi flasin për diferenca mjaft të thella, nga një kombësi te tjetra.

Shifrat e transportit, larg nivelit të para krizës. 19% më pak pasagjerë në rrugë ajrore se në qershorin e vitit 2019
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi statistikat e transportit tregojnë se në muajin Qershor të këtij viti shihet një rritje e numrit të......

Afati i përfundimit të disa akseve kryesore, - "Lumi i Vlorës" në maj 2022, "Thethi" në 65%, varet nga moti
Më parë “Scan Intelligence Unit” ka trajtuar akset rrugore si Rruga e "Arbrit", aksi "Kardhiq-Delvinë" dhe aksin "Qukës- Qafë Plloçë” akse të cilat janë në......

Në Tiranë, 6.9 mln Lekë në vit vjedhjet e sinjalistikës, - Të dhënat e 2020-ës, në Dhjetor u bë "nami", 2021 duket edhe më keq
Gati në të gjitha akset rrugore në Shqipëri, sinjalistika vidhet, ndërsa mbajtëset anësore dëmtohen nga aksidentet, por dhe nga vetë qytetarët, të cilët më pas......

Cilat janë bashkitë në prag “falimenti”? MFE: Vora, Kavaja dhe Pogradeci në vështirësi financiare. Mirë, Shkodra, Elbasani, Tirana
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar së fundmi raportin mbi vështirësitë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore për vitin 2020, ku......

Cila është rruga e biznesmenëve ne Tiranë? Ajo e Kavajës, ka 1875 biznese, 6 herë më shumë se "Dëshmorët e Kombit"
Kryeqyteti ofron një klimë biznesi më të qëndrueshme se qytetet e tjera për të zhvilluar biznes, kjo për shkak të numrit të lartë të popullsisë, i cili ka......

Shqiptarët, pesimistë për të ardhmen - 18.6% e tyre e presin situatën financiare të familjes më keq se tani
Barometri Ekonomik Scan, indeksin e besimit të konsumatorit e ka analizuar në dy nënkategori të tij, indeksin e situatës aktuale dhe indeksin e pritjeve në 12......

Gati 1 në 3 shqiptarë, me qira - 1 në 4 ka kredi për shtëpinë
Treguesi i kufizimit material në total është vlerësuar me 43%, çka do të thotë që rreth 43% e familjeve të anketuara nuk përballojnë të paktën 4 nga 9......

Televizioni, burimi kryesor për edukimin financiar,- rreth 63% e të anketuarve informohen përmes tij, 8% përmes shkollës dhe universitetit
Risi e Barometrit Ekonomik Scan për këtë tremujor është pyetja mbi informimin dhe edukimin financiar. Rëndësia e informimit të qytetarëve mbi konceptete dhe......