Televizioni, burimi kryesor për edukimin financiar,- rreth 63% e të anketuarve informohen përmes tij, 8% përmes shkollës dhe universitetit
Risi e Barometrit Ekonomik Scan për këtë tremujor është pyetja mbi informimin dhe edukimin financiar. Rëndësia e informimit të qytetarëve mbi konceptete dhe risqet financiare po bëhet gjithmonë dhë më e madhe. Le të shohim se si janë përgjigjur të anketuarit mbi pyetjen se ku informohen ata rreth çështjeve financiare?
Telvizioni dhe Radio janë burimi kryesor i informacionit për qytetarët rreth çështjeve financiare siç janë shpenzimet, opsionet e kursimeve, sistemin bankar, investimet, etj. 63% e të anketuarve janë përgjigjur se informohen përmes televizionit dhe radios. Intereneti po ashtu është një burim për ta, ku 51% e te anketuarve janë shprehur se informohen përmes tij. Burimi i tretë ku qytetarët informohen mbi çështjet financiare janë familjarët dhe të afërmit. Rreth 34% e tyre kanë thënë se marrin informacion nga familjarë ose të afërm.
Informimin nga shkolla apo universiteti e marrin vetëm 8% e të anketuarve, tregojnë të dhënat. Revista dhe gazetat qëndrojnë në vend të fundit si burim informacioni për edukimin financiar të qytetarëve. Vetëm 4% janë shprehur, përmes anketës, se përdorin revistën dhe gazetën për t'u informuar. Kjo përqindje e vogël për këtë tregues vjen dhe për shkak se media e shkruar po përdoret më pak ditët e sotme.
Kanalet e informimit rreth çështjeve financiare (shpenzimet, kursimet, sistemi bankar, investimet)
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
Sondazh

Përmirësohet klima e të bërit biznes - Më mirë se T1, por pritshmëritë janë pesimiste
Kur u pyetën se si është aktualisht të bërit biznes në Shqipëri krahasuar me një vit më parë rreth 39% e të anketuarve janë të mendimit që aktualisht është më......

Barometri Ekonomik Scan T2 2021 -Taksat dhe tatimet, problemi kryesor i shqiptarëve, ndjekin korrupsioni dhe papunësia
Barometri Ekonomik Scan për tremujorin e dytë të vitit, mes të tjerave, radhit edhe problematikat kryesore të familjeve shqiptare. Të anketuarit kanë dhënë një......

Pa kursime nuk ka investime. Vetëm 45% e shqiptarëve kanë në plan të bëjnë blerje në 6 muajt e ardhshëm
Në tremujorin e dytë të vitit 2021 nuk vërehen diferenca në blerjet e mëdha, krahasuar me tremujorin e parë, tregojnë të dhënat e Barometrit Ekonomik Scan. Për......

Tregtia e jashtme vijon me shifra pozitive. Eksportet dhe importet, rritje me 50.8% dhe 28.9% gjatë qershorit
Tregtia e jashtme po ndjek një trend pozitiv, tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave. Të dhënat për Qershorin e vitit 2021 bëjnë me dije......

Gjysma e shqiptarëve nuk kursejnë dot !
Një ndër treguesit që Barometri Ekonomik Scan ka në përbërjen e tij, është dhe ai i kursimeve. Në këtë tregues jepet informacion në lidhje me situatën aktuale......

Rritet shkalla e “Privimit Material”, - Nga 40.4% në T1, në 43% gjatë T2 2021
Barometri Ekonomik Scan, mes shumë treguesve të tjerë, përfshin gjithashtu dhe treguesit e kufizimit material. Sa mundësi kanë familjet shqiptare për të......

44% e shqiptarëve duan të emigrojnë! Barometri Ekonomik Scan: Në T2 rritet përqindja e personave që kanë një plan konkret
Barometri Ekonomik dhe Indeksi i Besimit Konsumator Scan vjen me edicionin e dytë për tremujorin e dytë të vitit 2021, raport ky i mundësuar nga Scan......

Rritet niveli i kënaqësisë së jetesës të shqiptarëve! Barometri Ekonomik Scan: Por, vetëm 38% janë të kënaqur
Scan media në bashkëpunim me IDRA Research & Consulting, ka publikuar edicionin e dytë të “Barometrit Ekonomik” për periudhën prill-qershor. Metodologjia e......